Art&Argëtim

Mohoi akuzat për kokainën, Shpat Kasapin e shkarkojnë nga detyra e lartë në qeveri

28 Dhjetor 2020, 14:23 Nga DOSJA
Mohoi akuzat për kokainën, Shpat Kasapin e shkarkojnë nga detyra

KOSOVË– Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka shkarkuar këngëtarin Shpat Kasapi, nga detyra e tij si këshilltar. Këtë e ka konfirmuar për ‘Klan Kosova’ vetë Grubi.

Shkarkimi i Kasapit erdhi pas raportimeve se ai është kapur me drogë para një muaji në lagjen “Gjorce Petrov” në afërsi të ‘SP PLANET’ në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave, bëhet me dije se ai është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një padi, por më pas është liruar dhe pritet të gjykohet në liri.

Lajmi për arrestimin e Kasapit u bë publik sot, ndërsa shkruhej se në fakt këngëtari ishte vënë në pranga para një muaji, pasi gjatë një kontrolli policia i kishte gjetur doza kokaine. Ai është lënë i lirë dhe po gjykohet në gjendje të lirë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arrestohet shpat kasapi arrestohet shpat kasapi

Sondazh

Poll