Art&Argëtim

“Isha e varfër dhe kisha borxhe”/ Aktorja 34-vjeçare pendohet që kreu marrëdhënie me James Bond

28 Dhjetor 2020, 12:00 Nga DOSJA
“Isha e varfër dhe kisha borxhe”/ Aktorja 34-vjeçare

BRITANI– Aktorja e njohur Gemma Arterton ka shprehur keqardhjen e saj për rolin e vajzës Bond në serinë Quantum of Solace .

Edhe psë më herët është shprehur se roli i hapi shumë dyer në jetën e saj, tashmë aktorja 34-vjeçare është penduar, shkruajnë mediat e huaja.

34-vjeçarja kaloi një natë pasionante me James Bond, përballë aktorit protagonist Daniel Craig. Për të fituar këtë rol kur ishte vetëm 21 vjeç, Gemma kishte konkurrente 1500 gra të tjera të cilat dëshironin të merrnin pjesë. Por, tani thotë se do të donte që gjërat të ishin ndryshe në atë kohë.

“Në fillim të karrierës time isha e varfër dhe isha e lumtur vetëm që të punoja dhe të siguroja jetesën. Ende marr kritika që isha pjesë e Quantum of Solace, por isha 21 vjeç, kisha një kredi studentore, dhe mbi të gjitha ishte një film i James Bond. Por teksa po rritesha, kuptova që kishte shumë gabime me gratë që merrnin pjesë në filmat e James Bond”, ka thënë ajo.

Britanikja Gemma Arterton ka luajtur edhe në filmat aksion The Sands Of Time and Kingsman: The Secret Service. Së fundmi po merr pjesë në serialin “Black Narissus” ku luan rolin e një murgeshe.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gemma arterton james bond gemma arterton james bond

Sondazh

Poll