Art&Argëtim

‘Eca lakuriq, qava me të madhe!’/ Mungesa e Jessie J në muzikë është e justifikueshme! Këngëtarja zbulon se v

28 Dhjetor 2020, 12:25 Nga DOSJA
‘Eca lakuriq, qava me të madhe!’/ Mungesa e Jessie J në

SHBA– Ka muaj që nuk ka publikuar asnjë projekt muzikor! Jessie J ka një arsye shumë të fortë. Këngëtarja e njohur vuan nga sindroma ‘Miniere’ e cila i shkakton probleme me dëgjimin.

Jessie arriti që këtë lajm të trishtë ta merrte me sportivitet duke shkuar në shtëpi, duke u kujdesur për veten dhe duke shkruar me njerëz që e bëjnë për të qeshur.

“Sot shkova tek një doktor për veshët dhe mësova se kam sindromën “Meniere”. Fjeta. Bëra pasta. Lyeva vetullat. Bëra një trajtim fytyre. Lyeva veten me vaj kokosi dhe eca lakuriq nëpër shtëpi, duke dëgjuar muzikë krishtlindjesh (sado e çuditshme të duket). Qava me të madhe (më mungoi familja ime dhe miqtë). E rëndësishme është të shfryhesh. S’mund ta ndryshoja, ndaj mos e lejo të të prishë Krishtlindjen. Chatova me njerëz që më bëjnë për të qeshur. Shkruajta disa qëllime për vitin 2021. Tani po shikoj “Queen’s Gambit” me njërin gisht në vesh. E kam parë episodin e parë katër herë sepse kam 0 fokus dhe veshi im tingëllon sikur dikush ka hyrë dhe ka ndezur tharësen.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz jessie j jessie j

Sondazh

Poll