Art&Argëtim

“Jam bullizuar dhe nga mësueset”/ Nevina Shtylla tregon periudhën e vështirë pasi u shpall ‘Miss’

28 Dhjetor 2020, 11:37 Nga DOSJA
“Jam bullizuar dhe nga mësueset”/ Nevina Shtylla tregon

TIRANË– Nevina Shtylla është ndër moderatoret më të bukura të ekranit shqiptar. Sot Shtylla është shumë e famshme, por rrugtimi i saj dhe përballja me famën duket se nuk ka qenë aq e lehtë.

Nevina ka folur në “N’fermë” për vështirësitë me të cilat është përballur, ku ka treguar se në kohën kur u shpall Miss është bullizuar në shkollë jo vetëm nga nxënësit, por dhe nga vetë mësueset.

Do kujtoj një periudhë të vështirë sepse isha edhe në moshë shumë shumë të vogël. Çohesha me zor për të ikur në gjimnaz, e kisha shumë të vështirë çdo ditë. Mundohesha t’ia shpjegoja dhe prindërve. Ndoshta me këtë tipin tim të rezervuar nuk jam shprehur aq sa duhet, por realisht e kam superuar me shumë vështirësi, doja ta lija fare.

Kam patur një lloj trysnie nga disa mësuese specifike, jo nga të gjitha absolutisht. Po sikur po ta vunë shënjestrën, gati gati ta nxijnë jetën, mund të kalojë edhe në bullizëm. Ndoshta nuk arrijnë ta perceptojnë se çfarë bëjnë realisht, por që duhet të jenë me të vërtetë shumë të kujdesshme.”- ka treguar moderatorja.

Nevina Shtylla u shpall Miss Shqipëria në vitin 2010, ndërsa sot  moderon emisonin “E diell”.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz nevina shtylla nevina shtylla

Sondazh

Poll