Bota

28 Dhjetor 2020, 12:10 Nga DOSJA

MAQEDONI E VERIUT- Menaxherja e këngëtarit Shpat Kasapi, për të cilin mediat maqedonase shkruanin se është vënë në pranga një muaj më parë pasi ishte kapur me doza kokaine. Në një pononcim për Indeksonline, Adelina Qollako, e ka mohuar këtë lajm dhe ka shtuar se e gjitha është propagandë për të prishur figurën e këngëtarit.

“Shpati s’është i arrestuar. Ai ka lëvizje të lirë dhe ndaj tij nuk ka asnjë bazë ligjore. Lajmi është propagandë, tentativë për njollosjen e reputacionit të tij,”- ka thënë Qollako.

Vetë këngëtari ka publikuar një video në Instastory ku shkruan se ndodhet në Tiranë, në një nga lokalet e kryeqytetit, ndërsa mediat e fusin në burg.

Lajmi për arrestimin e Kasapit u bë publik sot, ndërsa shkruhej se në fakt këngëtari ishte vënë në pranga para një muaji, pasi gjatë një kontrolli policia i kishte gjetur doza kokaine. Ai është lënë i lirë dhe po gjykohet në gjendje të lirë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohet shpat kasapi shpat kasapi arrestohet shpat kasapi shpat kasapi

Sondazh

Poll