Bota

Shqipëria, asnjë ndihmë për COVID19, Maqedonia e Veriut shpërndan 6 mijë denarë për të prekurit

28 Dhjetor 2020, 12:09 Nga DOSJA
Shqipëria, asnjë ndihmë për COVID19, Maqedonia e Veriut

MAQEDONIA E VERIUT- Qeveria shqiptare që prej karantinës së parë ende nuk ka në plan të ndihmojë biznesin apo qytetarët e prekur nga COVID19. Por në rajon është ndryshe situata. Në Maqedoninë e Veriut kanë nisur pagesat e prej 6 mijë denarësh për grupet që janë të prekur nga pandemia e Covid. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë Dushko Aesovski. Ai tha se të gjithë grupet e prekura nga kriza e pandemisë do të marrin shpërblimet e tyre prej 6 mijë denarësh, që në lekë shqiptare llogaritet në gati 11 mijë lekë të reja.

Ndërkohë që në lidhje me personat që janë ankuar, se nuk e kanë emrin në listë ai tha se të gjithë do të marrin përgjigje për ankesat e tyre në email. Ndërsa për ata persona që e kanë të drejtën që të marrin pagesën dhe nuk e kanë emrin në listë, u është kërkuar që të kenë durim pasi është një problem teknik i bllokimit të llogarive ose përditësimit të të dhënave.

“Edhe pse Ligji nuk e detyron Qeverinë, duhet theksuar se ankesat janë përpunuar në kohë rekord, ka pasur rreth 78,000 ankesa. Të gjithë ata që janë ankuar do të marrin përgjigje në e-mail adresën që ata e kanë dhënë gjatë paraqitjes së ankesës. Po azhurnohen edhe listat në uebfaqen kupuvamdomasno.mk, ku do të mund të kontrollojnë të njëjtat të dhëna”, informoi Arsovski.

Ndërkohë që në vendin tonë deri tani nuk ka asnjë paketë shpërblimi për grupet e prekura nga Covid-i. Edhe pse shkalla e të prekurëve në Shqipëri është më e lartë dhe se shumë biznese janë drejt falimentimit, një paketë ekonomike nga qeveria nuk është miratuar

(I.A;F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dushko aesovski pagesat per grupet e prekuar nga covid dushko aesovski pagesat per grupet e prekuar nga covid

Sondazh

Poll