Bota

”Kalorës me pahir”, Tonny Blair mund të marrë titullin për të zhbllokuar nderimet ndaj ish kryeministrave të tjerë

28 Dhjetor 2020, 09:40 Nga DOSJA
”Kalorës me pahir”, Tonny Blair mund të marrë

BRITANI– Mospëlqimi nga ana e Mretëreshës Elizabet II në drejtim të ish kryeministrit Tonny Blair ka bërë që të mbeten ‘pezull’ titujt e kalorësisë që simbolikisht i jepen cdo ish-kryeminsitri të qeverisë britanike. Dhënia e titullit kalorës Tonny Blair  do të hapte rrugën për Gordon Brown , David Cameron dhe Theresa May për të marrë nderime të larta. Zyrtarët e Pallatit Buckingham janë të shqetësuar se ekziston një çekuilibër politik që ka parë deputetët Tory të ulin pjesën e vlerësimeve.

Burimet thonë se përpjekjet për ti dorëzuar z.Brown Urdhrin e Garter kanë ngecur pasi Mbretëresha nuk është e gatshme t’i japë të njëjtin titull Z. Bler për shkak të zemërimit ndaj tij në trajtimin e vdekjes së Princeshës Diana .

Të gjithë, përveç njërit, nga nëntë kryeministrat e Mbretëreshës para Blerit u bënë Kalorës të Garter, një nder i krijuar nga Edward III në 1348.

Pothuajse të gjithë ish-Kryeministrave para Blair iu dha Urdhri i Garter nga Mbretëresha megjithatë ai ende është duke pritur për atë nder 13 vjet pasi u largua nga Downing Street. Ish-kryeministrit ka të ngjarë t’i ofrohet titulli I kalorësit në një përpjekje për të zgjidhur problemin, u raportua këtë mëngjes.

The Sun raportoi se Blair ka të ngjarë të bëhet Sir Tony në një përpjekje për të kaluar pengesën dhe për të lejuar që më shumë politikanë nga dekada e kaluar të nderohen me tituj.

Sidoqoftë, ata shtuan se ekziston “shqetësimi në pallat që urdhrat të fillojnë të duken politikisht të c’ekuilibruar”.

Nga 102 postet në katër nderimet më të larta – Urdhri i Garter, Urdhri i Thistle, Urdhri i Meritës dhe Urdhri i Shokëve të Nderit — partia Tories mban 22 tituj, Laburistët katër dhe Lib Dems tre.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mbretëresha elizabetë ii tonny blair mbretëresha elizabetë ii tonny blair

Sondazh

Poll