Bota

Karantina frikëson britanikët më shumë se vetë Covid-19, largohen natën nga resortet zvicerane

28 Dhjetor 2020, 09:23 Nga DOSJA
Karantina frikëson britanikët më shumë se vetë

ZVICËR– Qindra turistë britanikë të detyruar të futen në karantinë në një vendpushim skish zviceran janë larguar gjatë natës drejt Britanisë.

Stafi i vendpushimit luksoz Verbier, i njohur si ‘Londra e Vogël’ për popullaritetin e tij me turistët britanikë, filloi të kuptojë që mysafirët po mungonin pasi tabakatë me ushqime të mbetura jashtë dhomave të tyre mbetën të paprekura.

Një zëdhënës i bashkisë Bagnes në kantonin Valais, ku ndodhet vendpushimi, tha se afërsisht 420 Britanikë u urdhëruan të futen në karantinë para Krishtlindjeve.

Rreth 50 persona u larguan menjëherë, tha për gazetën lokale SonntagsZeitung Jean-Marc Sandoz, ndërsa më pak se një duzinë nga 370 të tjerët ishin ende në vendpushimin që nga e diela.

Me fluturimet e anuluara, ishte e paqartë se ku kishin ikur turistët, megjithëse autoritetet zvicerane thanë të Dielën se disa ishin parë në Francë, sipas Deutsche Welle .

Vendpushimet e skive në Zvicër lulëzonin me turistë britanikë që kërkonin dëborë – por një ndalim fluturimi për shkak të variantit të ri Covid-19 që u gjet në Mbretërinë e Bashkuar i vendosi ata në një situatë kaotike.

Vendimi nga qeveria Zvicerane gjithashtu përfshiu një karantinë 10-ditore për këdo që mbërriti nga Britania e Madhe që nga 14 Dhjetori, pas zbulimit të një varianti të ri të koronavirusit për të cilin ekspertët kanë frikë se përhapet shumë më shpejt.

Dhjetëra vende të tjera futën ndalime të ngjashme fluturimi në përgjigje të variantit të ri, i cili është përhapur në disa vende të tjera në Evropë.

Zëdhënësi komunal Sandoz tha se shumë prej mysafirëve britanikë të vendpushimit Verbier qëndruan në karantinë për një ditë para se të niseshin pa u vënë re sapo ra nata.

Disa më vonë kontaktuan hotelet e tyre për të zbuluar nëse ende duhej të paguanin për netët që kishin rezervuar,  raportoi The Guardian .

Sandoz tha se sipas një sondazhi të së Shtunës në hotelet e vendpushimit të skive, më pak se 10 njerëz ishin akoma në karantinë.

Pjesa tjetër ishte larguar ose koha e tyre e karantinës kishte mbaruar.

Turistët britanikë zakonisht përbëjnë 21 përqind të klientelës Verbier dhe shumica fillojnë të zbarkojnë menjëherë pas Krishtlindjeve.

Resorti doli në titujt kryesorë në fillim të dhjetorit pasi vizitorët ndanë fotot e turmave të dendura që prisnin në ashensorët e skive. Askush nuk dukej se kishte veshur maskë ose praktikonte distancim shoqëror.

Dy raste të variantit të ri britanik të koronavirusit janë zbuluar në Zvicër dhe një në Lihtenshtajnin fqinj, tha të dielën ministria zvicerane e shëndetësisë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota karantine ne zvicer turistet brtanik largohen nga resorti karantine ne zvicer turistet brtanik largohen nga resorti

Sondazh

Poll