Bota

Shtëpia pushtohet nga flakët, 7-vjeçari kthehet në hero dhe shpëton motrën e tij të vogël: Isha i frikësuar por nuk doj

28 Dhjetor 2020, 08:46 Nga DOSJA
Shtëpia pushtohet nga flakët, 7-vjeçari kthehet në hero

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në SHBA. Lajmin e ka bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë së në shtëpinë e një familje kishte rënë zjarri dhe se i vetmi person i mbetur brenda ishte vogëlushja 22 muajshe. Zjarri kishte rënë në momentin që e gjithë familja ishte në gjumë dhe se për shkak të tymit ishin zgjuar. Fillimisht prindërit Chris dhe Nicole Davidson nxorën jashtë dy djemtë e tyre Elin 7 vjeç dhe Eliajah 2 vjeç.

Ndërkohë që vogëlushja ishte bllokuar në dhomën e saj dhe nuk mund që të futeshin dhe t’i nxirrnin. Më pas vogëlushen arriti që ta shpëtonte Eli 7-vjeç duke u ngjitur në banesë nga dritarja dhe tërhoqi djepin me motrën e tij. Nicole nëna e Elit tha se fatmirësisht, ai ishte i aftë që ta shpëtonte voglushen.

“U përpoqëm ta shpëtonim përmes dritares, por ishte e pamundur të mbërrinim tek ajo. Atëherë Eli u ngjit, theu xhamin e hyri brenda e arriti të tërhiqte djepin”,tha ajo.

Ndërkohë që vetë Eli ka thënë falë dashurisë që kishte për motrën e tij, ai arriti që të mposhte frikën e tij dhe të ngjitej në banesë duke thyer xhamin e dritarës.

“Mendoja se nuk mund të bëja, por më pas mora guximin dhe hyra. Unë isha i frikësuar, por nuk doja që motra ime të vdiste”, tha Eli.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota eli nicole davidson zjarr ne shtepi eli nicole davidson zjarr ne shtepi

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2020, 22:01

2020, viti i pandemisë

Në ditën e parafundit të vitit 2019, autoritetet shëndetësore në Wuhan të Kinës lëshuan një njoftim urgjent.Spitalet në atë qytet kishin parë disa pacientë me n...