Bota

Shpërthimi në Nashville  ditën e Krishtlindjes/ Indetifikohet  personi që shpërtheu fugonin dhe hodhi veten në erë

28 Dhjetor 2020, 08:18 Nga DOSJA
Shpërthimi në Nashville  ditën e Krishtlindjes/

SHBA– Është identifikuar personi i cili dyshohet se është autori i shpërthimit në Nashville ku u plagosën 3 persona, pas verifikimit të AND-së.

Ekspertët thanë se ADN-ja përputhej me atë të 63-vjeçarit Anthony Quinn Warner. Ata thanë se nuk kishte asnjë tregues për të dyshuar të tjerë, sipas mediave të huaja.

Shpërthimi jashtë një zyre të telekomit ndërpreu sistemet e komunikimit në Tenesi dhe në katër shtete të tjera.

Hetuesit federalë thanë se ata besonin se 63-vjeçari i cili punonte në IT ishte individi i vetëm përgjegjës për shpërthimin dhe kishte vdekur në atë vend. Ata thanë se shpërthimi ishte i qëllimshëm dhe se ishin mbetjet e Warner-it të zbuluara në vendin e ngjarjes. Ëarner jetonte në Antioki, në periferi e Nashville, ku policia kontrolloi një shtëpi të shtunën. Shpërthimi ndodhi më 25 dhjetor dhe ishte i qëllimshëm.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi ne nashville shperthimi ne nashville

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2020, 22:01

2020, viti i pandemisë

Në ditën e parafundit të vitit 2019, autoritetet shëndetësore në Wuhan të Kinës lëshuan një njoftim urgjent.Spitalet në atë qytet kishin parë disa pacientë me n...