Bota

‘Ishin të frikësuar’/ Familja shqiptare shkon për pushime në Kroaci, bllokohet nga dëbora, telefonojnë policin

28 Dhjetor 2020, 08:06 Nga DOSJA
‘Ishin të frikësuar’/ Familja shqiptare shkon për

KROACI– Një familje shqiptare është përballur me një situatë të pazakontë teksa ka qënë me pushime në Kroaci. Familja shqiptare e përbërë prej 5 antarësh u bllokua në dëborë në malin Veleb të Kroacisë. Ata kërkuan ndihmën e policisë për të dalë nga dëbora ku kishin ngecur, ndërsa mësohet se policia kroate i shkoi në ndihmë menjëherë.

“Ishte zëri i frikësuar i një personi të huaj, të bllokuar nga dëbora në rrugë. Ai tha se ishte me katër anëtarë të tjerë të familjes dhe se nuk ishin të lënduar, por kishin ftohtë dhe ishin të bllokuar”, raportojnë mediat në Kroaci.

Ndërkohë pas telefonatës, autoritetet kroate shkuan menjëherë në vendngjarje dhe shpëtuan familjen shqiptare, e cila kishte edhe një fëmijë të vogël.

Gjendja e tyre paraqitet e mirë dhe ata janë dërguar drejt një zone të sigurt.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni familja shqiptare bllokohet ne kroaci familja shqiptare bllokohet ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2020, 22:01

2020, viti i pandemisë

Në ditën e parafundit të vitit 2019, autoritetet shëndetësore në Wuhan të Kinës lëshuan një njoftim urgjent.Spitalet në atë qytet kishin parë disa pacientë me n...