Bota

Sulm terrorist?! I moshuari tmerron Francën, futet me makinë në kishë, plagosen tre persona. Autoritetet sqarojnë ngjarjen

27 Dhjetor 2020, 21:56 Nga DOSJA
Sulm terrorist?! I moshuari tmerron Francën, futet me makinë në

FRANCË- Tre persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Francë, pasi një i moshuar u fut shpejtësi me makinë në kishë duke marrë përpara çdo gjë që i ka dalë përpara. Sipas mediave të huaja, në fillim u dyshua për sulm terrorist, pas ngjarjeve që kanë ndodhur kohët e fundit në Francë,  por më pas autoritetet kanë sqaruar se ishte vetëm një aksident dhe se makina nuk është futur me qëllim brenda Kishës.

Mediat franceze, raportojnë se një i moshuar, 84 vjeç ngatërroi pedalet dhe në vend që të shtypte frenat i dha gaz duke u futur brenda kishës në Decize, pak përpara nisjes së meshës.

“Njerëzit raportuan se një makinë kishte hyrë në kishë dhe se kishte të shtëna me armë, por në fakt, ishte zhurma e karrigeve dhe sendeve të tjera që shkatërruan nga makina” shkruajnë mediat.

Ndërkohë At Zhan Bosco Akogo, ka thënë se për fat të mirë brenda Kishës nuk kishte shumë persona dhe se trarët dhe prortat janë shkatërruar.

“Zoti na shpëtoi.E gjithë porta dhe trarët ranë dhe u thyen. Për fat të mirë ende nuk kishte shumë njerëz brenda kishës” -tha At Zhan Bosco Akogo, ndërsa rrëfeu se “” tha ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota makina futet brenda kishes makina futet brenda kishes

Sondazh

Poll