Shpërndarja e vaksinave kundër Covid-19/ Për të udhëtuar në vitin 2021 me vete duhet të keni një pasaportë vaksinimi, a
27 Dhjetor 2020, 17:52Nga DOSJA
BOTË– Duke qenë se tashmë ka nisur shpërndarja e vaksinës ‘Pfizer’ në SHBA dhe në disa vende të tjera të Evropës, njerëzit kanë filluar të bëjnë plane për udhëtime jashtë vendeve pasi pothuajse prej një viti bota është futur në izolim.
Por sipas ekspertëve për të bërë këto aktivitete njerëzit duhet të bëjnë një aplikim për pasaportë vaksine, e cila do t’u japë të drejtën të lëvizin lirshëm. Mësohet se disa kompani dhe grupe të teknologjisë kanë filluar zhvillimin e aplikacioneve për smartphone, në mënyrë që qytetarët ta kenë më të lehtë të aplikojnë dhe të mësojnë rreth vaksinave.
Po ashtu kompanitë mësohet se do të krijojnë letra kredenciale, që mund të shfaqen për të hyrë në koncerte, stadiume, kinema, zyra, apo edhe për të lëvizur nga një vend në tjetrin.
Projekti “The Common Trust Network”, me bazë në Gjenevë, i cili është në bashkepunim me Forumin Ekonomik Botëror ka zbuluar aplikacionin ‘CommonPass’, i cili lejon përdoruesit të ngarkojnë të dhëna mjekësoree për rezultatin e testit Covid-19.
Sa i përket udhëtimeve aplikacioni bën të mundur shfaqjen e pasaportës shëndetësore në pikat e nisjes dhe mbërritjes, bazuar në itinerarin e personit.
“Ju mund të testoheni sa herë që kaloni një kufi, por nuk mund të vaksinoheni sa herë që e kaloni atë”, tha Thomas Crampton, drejtori kryesor i marketingut dhe komunikimit për Projektin ‘Commons’.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKUP– Këngëtarja Adelina Tahiri thotë se është e gatshme të bëjë fëmijën e radhës. Në një intervistë për “Prive”, Tahiri e cila më shumë se dy vite që është e ...
TIRANË -Reperi Getinjo është gjithmonë në qendër të mediave rozë për jetën e tij private, pasi është përfolur disa herë në lajmet rozë për romancat me vajz...
TIRANË– Balerini Graciano Tagani ka treguar një histori nga fëmijëria e tij e trishtë. I ftuar në emisionin “N’fermë”, Gracioni është prekur teksa ka...
TIRANË– Këngëtarja Leonora Jakupi, është një ndër personazhet më të pëlqyera dhe më të komentuara për karrierën e saj dhe për jetën private. Këngëtarja, e ...
TIRANË- Moderatorja Xhemi Shehu ka hequr dorë nga ekani. Në një intervistë për “Revista Who“, ajo ka bërë me dije se nuk kthehet më në television pasi kërk...
Përse shqiptarët vendosën të shkonin në Spanjë? Çfarë i shtyu ata të sakrifikonin rininë e tyre për të luftuar për një popull tjetër. Mos vallë kërkonin ...
TIRANË– Këngëtarja e njohur Altuna Sejdi është larguar drejt Amerikës pas ndarjes nga Patris Berisha. Burime për Prive bëjnë me dije se Sejdi është a...