Art&Argëtim

FOTOT/ Adelina Tahiri tregon planet që ka me burrin milioner: Ai meriton shumë fëmijë, e dua se është baba i mirë

27 Dhjetor 2020, 17:14 Nga DOSJA
FOTOT/ Adelina Tahiri tregon planet që ka me burrin milioner: Ai meriton

SHKUP– Këngëtarja Adelina Tahiri thotë se është e gatshme të bëjë fëmijën e radhës. Në një intervistë për “Prive”, Tahiri e cila më shumë se dy vite që është e martuar me avokatin maqedonas, Serjoza Markov, thotë se i shoqi e meriton të ketë fëmijë të tjerë.

“Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi. Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë.

Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë tjetër do e bëjë, por dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Por fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë”, u shpreh ajo.

Këngëtarja është në fokus të mediave rozë që prej martesës me avokatin nga Maqedonia e Veriut. Ajo gjithnjë flet për jetën e luksit dhe mundësitë që i ka dhënë martesa me të.

(F.g/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz adelina tahiri serjoza markov adelina tahiri serjoza markov

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Dhjetor 2020, 07:39

TIRANË- Spektakli i përvitshëm “Krishtlindje në Tiranë” ka sjellë në Shqipëri aktoren italiane Ornella Mutti dhe këngëtarin Alex Palmieri. Por si pranoi Mu...