Art&Argëtim

Heq dorë përfundimisht! S’ka më ekran për Xhemi Shehun: Ika si mami e dy djemve, vetëm po të ndodhë çudia…

27 Dhjetor 2020, 12:46 Nga DOSJA
Heq dorë përfundimisht! S’ka më ekran për Xhemi

TIRANË- Moderatorja Xhemi Shehu ka hequr dorë nga ekani. Në një intervistë për “Revista Who“, ajo ka bërë me dije se nuk kthehet më në television pasi kërkon që të shijojë jetën familjare me dy djemtë dhe bashkëshortin e saj, Visi.

E vendosur, Xhemi tregon se duhet që të ndodhë çudia që ajo të rikthehet sërish në sytë e publikut duke shtuar se tanimë do t’i dedikohet me kohë të plotë familjes së saj.

“Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe. “Direkt “jo”. Kështu që me shumë gjasa i bie që unë jam tërhequr dhe e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin, sepse nuk është se mendoj se do bëhet diçka po aq e mirë sesa ‘Portokalli’-a dikur. Ika si mami e dy djemve dhe për këtë jam shumë e lumtur, sepse nuk është se puna më mbajti peng që të zhvilloja jetën time. Krijova familjen, që mendoj që është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe puna i shërben asaj. Nuk është se kam sakrifikuar gjërat më thelbësore në jetë për hir të punës,” – thotë Xhemi Shehu.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz xhemi shehu xhemi shehu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Dhjetor 2020, 07:39

TIRANË- Spektakli i përvitshëm “Krishtlindje në Tiranë” ka sjellë në Shqipëri aktoren italiane Ornella Mutti dhe këngëtarin Alex Palmieri. Por si pranoi Mu...