Bota

Vaksina anti-Covid/ Mbërrijnë dozat e para në Danimarkë, Ullum: Është e mrekullueshme, e kemi pritur prej kohësh këtë g

26 Dhjetor 2020, 15:17 Nga DOSJA
Vaksina anti-Covid/ Mbërrijnë dozat e para në Danimarkë,

DANIMARKË- Dozat e para të vaksinës anti-Covid kanë mbërritur në Danimarkë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori i agjencisë së sëmundjeve infektive, Henrik Ullum. Në një intervistë ai tha se e kanë pritur prej shumë kohësh që të marrin dozat e para të vaksinës anti-Covid. Më tej ai tha se kjo gjë është e mrekullueshme dhe se tani mund që të godasin më mirë Covid-19.

“Ne kemi pritur prej kohësh që të marrim këtë grup të parë vaksinash dhe për këtë arsye të jemi në gjendje t’i shpërndajm. Absolutisht e mrekullueshme pasi së shpejti ne mund të synojmë një goditje të drejtpërdrejtë virusit,  duke e trajtuar atë në mënyrë aktive dhe duke u imunizuar në mënyrë që të mos prekemi më.” tha ai.

Vaksina anti-Covid u miratua për përdorim në të gjitha vendet e BE-së në 21 dhjetor nga Agjencia Evropiane e Barnave. Ajo është shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet e BE-së dhe se momenti historik i fillimit të vaksinimit do të jetë nesër.

(I.A/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota henrik ullum vaksinat anti-covid henrik ullum vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2020, 13:11

Rusia miraton vaksinën edhe për të moshuarit

RUSI– Ministria e Shëndetësisë e Rusisë miratoi vaksinën kundër sëmundjes COVID-19, për përdorim te personat mbi 60 vjeç.Ministri i Shëndetësisë, M...