Art&Argëtim

Shitet për 22 milion dollarë prona e Michael Jackson, shtëpia ku artisti kryente marrëdhëniet seksuale me të miturit

26 Dhjetor 2020, 18:05 Nga DOSJA
Shitet për 22 milion dollarë prona e Michael Jackson, shtëpia ku

SHBA– Një nga pronat e këngëtarit të popit Michael Jackson është shitur për 22 mln dollarë, sa një e katërta e vlerës fillestare që ishte parashikuar. Ferma “Neverland”, që mban emrin e ishullit imagjinar ku fëmijët nuk rriten kurrë, u bë qendra e hetimeve të ndryshme në lidhje me akuzat e sulmeve seksuale ndaj fëmijëve kundër Jacksonit.

Ron Burkle, një ish-miku i Jacksonit, bleu pasurinë në Los Olivos, California për 22 milionë dollarë.

Ferma prej 2.700 hektarësh u vlerësua për herë të parë në shumën e 100 milion dollarëve në 2015. Që atëherë “Neverland”-i, në veri të qytetit Santa Barbara, ka qenë jashtë tregut, e renditur së fundmi vitin e kaluar për çmimin më të ulët prej 31 milionë dollarësh.

Jacksoni fillimisht pagoi rreth 19.5 milionë dollarë për “Neverland”-in, të cilin ai e quajti me emrin e një ishulli imagjinar ku fëmijët nuk rriten kurrë si në historinë e Peter Pan.

Në vitet 1990 dhe 2000, “Neverland” u bë qendra e hetimeve të ndryshme në lidhje me akuzat e sulmeve seksuale ndaj fëmijëve kundër Jackson të cilat ai i mohoi vazhdimisht. Më 2005, Jacksoni u lirua nga akuzat për abuzime me një 13-vjeçar në fermë dhe nga ajo kohë nuk u kthye më në “Neverland”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz shtepia e michael jackson shtepia e michael jackson

Sondazh

Poll