Bota

CEO i Pfizer jep shpresa: Vaksina është efektive edhe kundër mutacionit të Covid, çështje kohe që pandemia të marrë fun

26 Dhjetor 2020, 13:46 Nga DOSJA
CEO i Pfizer jep shpresa: Vaksina është efektive edhe kundër

GREQI- Kreu i gjigandit farmaceutik Pfizer, Albert Bourla ka folur për mutacionin e ri të Covid. Në një intervistë për mediat greke ai ka thënë se vaksinat anti-Covid janë efikasë edhe për mutacionet e rinj që kanë dalë. Në fjalën e tij, Bourla ka deklaruar se pandemia është një çështje kohe pasi mjekët kanë në dorë një mjet shumë të fuqishëm për t’i dhënë fund virusit.

Në lidhje me mutacioni e ri, ai tha se momentalisht po kryejnë eksperimene mbi këtë ndryshim të Covid dhe se pas dy javësh do të kenë më shumë të dhëna, që do tu tregojnë se sa efektive është vaksina e krijuar.

”Ne do të kemi më shumë informacion dy javë pas përfundimit nga eksperimentet që po kryejmë aktualisht për të parë nëse vaksina është e njëjtë, më pak ose më shumë efektive kundër këtij virusi të ri”, theksoi ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota albert bourla vaksina anti-covid albert bourla vaksina anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2020, 13:11

Rusia miraton vaksinën edhe për të moshuarit

RUSI– Ministria e Shëndetësisë e Rusisë miratoi vaksinën kundër sëmundjes COVID-19, për përdorim te personat mbi 60 vjeç.Ministri i Shëndetësisë, M...