Bota

Vaksina kineze anti-Covid miratohet për përdorim në Turqi, dozat e para mbërrijnë të dielën 

25 Dhjetor 2020, 08:01 Nga DOSJA
Vaksina kineze anti-Covid miratohet për përdorim në Turqi, dozat

TURQI- Vaksina kineze anti-Covid është miratuar për përdorim në Truqi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca me anë të një dalje për mediat. Ai tha se sipas vlerësimeve të Komitetit Shkencor ata janë të sigurtë për efektivitetin e vaksinës dhe se faza e parë e vaksinimit të popullsisë do të nis shumë shpejt.

Më tej, Koca tha se ai do të jetë një nga njerëzit e parë që do të marrë vaksinën në mënyrë që të bindë popullin për sigurinë  e saj.

“Me vlerësimet e Komitetit Shkencor, ne jemi të sigurt për efektivitetin e vaksinës. Tani jemi të sigurt se vaksina është efektive dhe e sigurt për popullin turk. Së bashku me profesionistë të kujdesit shëndetësor, unë do të jem një nga njerëzit e parë që do të marrë vaksinën,”- tha Koca.

Faza e parë e vaksinimit të popullsisë në Turqi do ta nisë shumë shpejt ku në këtë fazë  do të vaksinohen rreth 9 milion njerëz. Në ditë pritet që të vaksinohen rreth 1.5 deri në 2 milion njerëz.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fahrettin koca vaksina anti-covid fahrettin koca vaksina anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 25 Dhjetor 2020, 07:22

Krishtlindja nën spiralen e pandemisë

SHBA– Amerikanët e pritën Krishtlindjen me një bilanc të zymtë, kur infeksionet me koronavirus janë përhapur në të gjithë vendin.Më shumë se një milion nj...