Bota

Imuniteti i tufës?/ Fauci: Nuk mund të them  90%, e shumta deri në 85% 

24 Dhjetor 2020, 21:04 Nga DOSJA
Imuniteti i tufës?/ Fauci: Nuk mund të them  90%, e shumta deri

SHBA- Epidemiologu amerikan, Anthony Fauci ka folur në lidhje me imunitetin e tufës nga Covid. Në një intervistë për New York Times, ai ka thënë se nuk dihet se sa ështe numri real, por afërsisht shkon nga 70% deri në 90%.  Më tej ai tha se nga sondazhet e kryera në lidhje me marrjen e vaksinës anti-Covid doli në përfundimin se imuniteti i tufës shkon deri në 85%.

“Ne me të vërtetë nuk e dimë se cili është numri real. Unë mendoj se diapazoni real është diku nga 70 deri në 90 për qind. Por, unë nuk do të them 90 për qind. Kur sondazhet thoshin se vetëm rreth gjysma e të gjithë amerikanëve do të bënin një vaksinë, unë thosha që imuniteti i tufës do të arrihej me 70 deri në 75 për qind. Pastaj, kur sondazhet më të reja thanë se 60 për qind ose më shumë do ta merrnin atë, unë mendova: Unë mund ta shtyj këtë pak, kështu që shkova në 80 deri 85 për qind”, tha ai.

Deri më tani vaksinimi i popullsisë ka nisur në disa vende. Fillimisht rrugën për miratimin e vaksinës e ka hapur Anglia dhe më pas Kanadaja dhe SHBA-ja. Në 21 dhjetor gjithashtu edhe Agjencia e Barnave Evropiane i dha dritën jeshile vaksinës së Pfizer/BioNTech.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci anthony fauci

Sondazh

Poll

Bota 24 Dhjetor 2020, 19:37

KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bashkë-bisedim me Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Lajmin e ka bërë të d...