COVID-19 në botë/ Numri i të infektuarve shkon mbi 79 milion raste, ndërsa i të shëruarve në 56 milion
25 Dhjetor 2020, 07:32Nga DOSJA
Që prej daljes së koronavirusit nga Kina, virusi është përhapur në të gjithë botën dhe është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në të gjithë botën aktualisht numërohen 79,764,330 raste në të gjithë botën. Vendin e parë në listë e zënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 19,111,326 raste, por sigurisht ndryshimet e shifrave mes shifrave nuk është gjithmonë tregues i saktë, për shkak se ndryshon numri i testimeve.
Vendet më të mëdha priren të kenë një numër më të lartë si të rasteve ashtu edhe të vdekjeve. Por ka shumë faktorë të tjerë që ndikojnë, siçdemografia; vendet me popullatë të plakur mund të goditen më shumë sepse sëmundja është më e rrezikshme për njerëzit e moshuar.
Numri i vdekjeve është një tregues më i besueshëm. Sëmundja ka goditur vende të caktuara, duke përfshirë SH.B.A., Brazilin, Indinë, Meksikën dhe Mbretërinë e Bashkuar me një mizori të veçantë.
Universiteti Johns Hopkins publikon të dhëna për raste dhe vdekje për shumicën e vendeve në botë (një përjashtim i dukshëm është Koreja e Veriut, e cila pretendon se nuk kishte asnjë).
Pandemia u ngadalësua disi këtë javë në të gjithë botën, me 638 892 raste të reja të regjistruara në ditë (-0,5% ) e krahasuar me javën e mëparshme), sipas një raporti të fundit.
Krahasuar me gjithë shtetet e tjera, SHBA është shfaqur si një pikë e nxehtë globale. Administrata Trump është kritikuar si e ngadaltë në parandalimine përhapjes. S HBA aktualisht udhëheq botën në 19 milion rastet e konfirmuara Covid-19 dhe vdekjet sipas Universitetit Johns Hopkins.
COVID-19 ka goditur rëndë Mbretërinë e Bashkuar, me vendin që regjistron qindra mijëra raste dhe mbi 67,000 vdekje të lidhura me sëmundjen. Anglia u përball me nivelet më të larta të vdekjes së Evropës gjatë valës së parë të pandemisë.
Në Afrikë, epidemia është akoma duke u përshpejtuar (+ 16 % e rasteve të infektimeve gjatë javës së kaluar).
Amerika Latine dhe Karaibet po përjetojnë një përshpejtim (+ 9 %).
Evropa mbetet zona e cila regjistroi më shumë infektime të reja këtë javë (247 838 raste të reja ditore), me një përshpejtim prej 2 %.
Pandemia vazhdon të ngadalësohet në Lindjen e Mesme (-5 %) dhe Azi (-10 %).
Shkalla e infektimit është rritur me 106 % në Oqeani, por virusi qarkullon shumë pak atje (37 raste në ditë).
Izraeli (+ 60 %, 3 063 raste ditore), Holanda (+ 41 %, 11 729 raste), Republika Çeke (+ 40%, 7 452 raste) dhe Kolumbia (+ 37%, 12 604 raste) .
Rënia më e fortë gjatë shtatë ditëve të fundit është vërejtur në Pakistan (-35 %, 2 042 raste ditore) përpara Bullgarisë (-35 %, 1 426 raste), Hungarisë (-32 %, 2 814 raste), Gjeorgjisë (-31 %, 2 355 raste) dhe Austri (-29 %, 1 965 raste).
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KANADA- Kanadaja është bërë vendi i dytë që ka aprovuar për aplikim emergjent vaksinën anti-Covid të Modernas. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri kanad...
SHBA– Amerikanët e pritën Krishtlindjen me një bilanc të zymtë, kur infeksionet me koronavirus janë përhapur në të gjithë vendin.Më shumë se një milion nj...
GJERMANI– Derisa imunizimi kundër koronavirusit pritet të nisë këtë të diel në vendet e Bashkimit Evropian, doktor Tobias Welte, na Qendra gjermane për Sëmundje...
HOLANDË –Një studim i kryër së fundmi nga Universiteti Radboud në Holandë mbi personat e infektuar me Covid ka dalë në përfundimin se indet e dëmtuar...
ANGLI- Marrëveshja e Brex-it u nënshkrua ditën e sotme mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe. Lajmi u bë i ditur nga të dyja palët e marrveshjes me anë ...
SHBA- Epidemiologu amerikan, Anthony Fauci ka folur në lidhje me imunitetin e tufës nga Covid. Në një intervistë për New York Times, ai ka thënë se nuk dihet se...
ITALI- Papa Françesku ka mbajtur mbrëmjen e tanishme meshën për Krishtlindje. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat shkruajnë se pjesëmarr...
SHBA- Një polic në SHBA është liruar ditën e sotme nga detyra e tij për shkak se ka vrarë një njeri me ngjyrë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cil...
ITALI- Italia ditën e sotme ka hyrë në një izolim total. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane të cilat shkruajnë se i gjithë vendi është kthyer në zonë t...