Art&Argëtim

Anxhela Peristeri u shpall fituese, këngëtarët ironizojnë çmimet e “Festivalit të Këngës”

24 Dhjetor 2020, 14:01 Nga DOSJA

TIRANË – Anxhela Peristeri u shpall fituese e vendit të parë në “Fest ivalin e Këngës”, por mesa duket,  disa artistë konkurrentë nuk kanë rënë dakord.

Vendi i dytë iu dha Sardi Strugajt për këngën “Ka me t’ba me kajt”, ndërsa vendi i tretë iu dha këngëtares Festina Mejzini me “Kush je ti dashuri”,

Pas ndarjes së çmimeve, Rosela Gjylbegu, e ci la u prezantua me “Vashëzo”, postoi një foto të shkrimtarit Dritëro Agolli shoqëruar me dy vargje nga poezia e tij “Në vendin tim e në vendin tënd”: “Në vendin tim e në vendin tënd/ Një i çmendur, një vend e çmend”.

 

 

A post shared by Rosela Gjylbegu (@roselagjylbegu)

Po ashtu, këngëtari Klinti Çollaku, i cili nuk kaloi në natën finale, tha: “Nuk mund të rri dot pa e shprehur zhgënjimin e dyfishtë kur pashë çmimet, e më vjen keq nuk është personale! Por është për të qeshur sinqerisht, jo me këngën fituese, por me çmimin e dytë dhe të tretë. Ky është mendimi im i sinqertë. Më vjen keq për jurinë që kanë shitur veten për të dhënë ato dy çmime. Uroj t’i njohë publiku ato këngët.”

Reagime kundër dhe thumbime: Këngëtarët që ironizuan

Enxhi Nasufi shkroi:  “Kësaj i thonë me rrejt veten me presh! Realisht nuk e di kënaqësinë dhe energjinë e një çmimi të cilin e di që do e fitosh që pa nisur gjë! Ku u zhduk emocioni i të kënduarit, emocioni i të priturit! Dhe më besoni që e kam me fenomenin i cili po bëhet dhe më i shëmtuar dita-ditës. Kjo gjëja nuk ka të bëjë me mua si artiste, por me të gjithë.

Reagime kundër dhe thumbime: Këngëtarët që ironizuan

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz anxhela peristeri fetivali i kenges anxhela peristeri fetivali i kenges

Sondazh

Poll