Art&Argëtim

(ZH)veshja që tërboi rrjetin, Xhesika Polo: Jam e shokuar me komentet e tmerrshme me mllef e vrer, fustani im s’është tran

24 Dhjetor 2020, 12:41 Nga DOSJA

TIRANË– Këngëtarja Xhesika Polo iu ka kthyer përgjigje të gjithë kritikëve që e komentuan negativisht në rrjet pas veshjes ekstravagante në festivalin e 59-të të Këngës në RTSH. Polo ka reaguar në rrjetet sociale dhe thotë se veshja e saj nuk është transparente ndërsa shton kushdo që ka njollosur imazhin e saj do të përballet me instancat përkatëse.

REAGIMI I PLOTË I XHESIKA POLOS: 

Kjo në të majtë ishte veshja ime në natën e dytë të Festivalit 59 në RTSH! Kjo fotoja në të djathtë është foto që po qarkullon në rrjet këto dy ditë me komente të tmerrshme me mllef e vrer. Unë sot u hasa me të dhe jam e shokuar. Nuk dua të zgjatem shumë ama dy fjalë do i them. Më vjen keq për mendjen e sëmurë që tregon ajo foto e bërë në atë mënyrë, që ndjesia e vetme që morën nga kënga ime ishte të shkrepnin me vrap këtë foto dashakeqe që të ndiheshin pak më mirë për veten. Veshja ime nuk është transparente dhe kjo shihet qartë në foton me cilësi! Kushdo që ka njollosur imazhin tim do përballet me instancat përkatëse sepse nuk është normale të lëndoni njerëzit dhe të flini rehat! S’e di si ju zë gjumi. Unë gjithsesi do fle shumë e qetë sot pasi kam bërë një këngë shpirti që e kanë vlerësuar dhe e kanë dashur mijëra njerëz dhe për mua kjo ka rëndësi”, shkruan Xhesika.

 

 

Nata e dytë e festivalit të RTSH ka spikatur më shumë sesa për këngën dhe vokalin e artistëve për “bëmat”. Këtë herë ishte këngëtarja Xhesika Polo ajo e cila zgjodhi një fustan transparent që tregonte disa forma të cilat nuk janë etike të shfaqen në televizion e sidomos në televizionin shtetëror. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja bën të tilla ‘skena’. Vite më parë ajo kishte të veshur po një fustan transparent që i nxirrte në pah gjoksin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz veshja e xhesika polos xhesika polo veshja e xhesika polos xhesika polo

Sondazh

Poll