Art&Argëtim

Anxhela Peristeri fiton Festivalin e 59-të të Këngës, këngëtarët e ironizojnë. Arilena Ara nuk u ftua nga organizatorët

24 Dhjetor 2020, 06:22 Nga DOSJA
Anxhela Peristeri fiton Festivalin e 59-të të Këngës,

TIRANË– Anxhela Peristeri është fituesja e festivalit të 59-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. 

Juria, e cila përbëhej nga Luan Zhegu, Vasil Tole, Zana Shuteriqi, Ramë Lahaj, Preç Zogaj, Kastriot Çaushi dhe Andri Xhaho vendosi “Karma”, si më të mirën kompozimin muzikor nga Kledi Bahiti dhe tekstin nga Olti Curri.

Nata finale nuk u nis nga kënga fituese e vitit të kaluar, “Shaj” nga Arilena Ara, por nga një tjetër numër special.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se RTSH dhe organizatorët e festivalit nuk i kanë dërguar Arilenës as ftesën për t’u ngjitur në skenë e për të dhuruar trofeun siç është traditë.

Një incident, i cili nuk qëndroi pa u vënë re ishte veshja e Xhesika Polos. Këngëtarja zgjodhi një fustan transparent që tregonte disa forma të cilat nuk janë etike të shfaqen në televizion e sidomos në televizionin shtetëror, duke i dalë në pah zona intime. Polo ka reaguar në rrjetet sociale dhe thotë se veshja e saj nuk është transparente ndërsa shton kushdo që ka njollosur imazhin e saj do të përballet me instancat përkatëse.

Për të respektuar protokollet e autoriteteve shëndetësore dhe për të shmangur përhapjen nga koronavirusi, ndryshe nga çdo herë tjetër festivali i RTSH-së, u zhvillua në ambient të hapur në sheshin “Italia” në Tiranë pa publik. Ndërkohë në vendin e dytë është renditur këngëtari Sardi Strugaj me këngën “Ka me t’ba me kajt” dhe në vendin e tretë Festina Mejzini, me “Kush je ti dashuri”. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture anxhela peristeri anxhela peristeri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2020, 17:53

TIRANË– Publikohet parashikimi i Baba Vangës për vitin 2021. E moshuara nga Bullgaria ka parashikuar se do të ndalojë prodhimi i benzinës dhe se tren...