Art&Argëtim

Hueyda El Saied vendos të martohet, i tha “PO” partnerit francez (FOTOT)

24 Dhjetor 2020, 13:04 Nga DOSJA
Hueyda El Saied vendos të martohet, i tha “PO” partnerit

FRANCË– Balerina e njohur Hueyda El Saied është kurorëzuar në martesë me Thierry-n, partnerin e saj nga Franca.

Prej disa kohësh, ata kanë jetuar së bashku dhe vazhdimisht në postimet e saj në Instagram Hueyda ka treguar se është tepër e lumtur me jetën e saj të re.

Me një ceremoni shumë të thjeshtë, ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, ndërsa Hueyda ka rrëfyer detajet e dasmës.

“Për vetë konteksin mondial aktual që po përjetojmë, ishte një dasmë minimaliste, por e mbushur plot sharm, emocione dhe gëzim. Fustanet i kisha blerë në Paris njëzet e katër orë para se të mbylleshin dyqanet e të fillonte karantina e dytë për francezet. Buqetën e luleve e bleva këtu në Luksemburg, por s’e mbajta kurrë në dorë sepse e harrova në shtëpi (qesh). Unazat i kishim zgjedhur prej kohësh tek një bizhutier i njohur, por ngaqë ndryshuam datën e martesës për 18 dhjetor në unazat tona është shënuar data 11 Dhjetor. I vetmi luks material që patëm mundësi të shijonim ishte limuzina që erdhi na mori në shtëpi për të na shoqëruar në Bashki e pasi thamë “PO”, sëbashku me dy mikeshat tona shijuam shampanjën dhe muzikën duke bërë xhiro nëpër Luksemburg.”- ka treguar balerina.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz hueyda el saied hueyda el saied

Sondazh

Poll