Aktualitet

Horrori i vrasjes së çifti Pasho! 50 mijë euro dhe mospranimi i nuses së djalit në familje mund të jenë shkaku i masakrë

24 Dhjetor 2020, 11:04 Nga DOSJA
Horrori i vrasjes së çifti Pasho! 50 mijë euro dhe mospranimi i

ITALI– Seanca gjyqësore për arrestimin e 36-vjeçares Elona Kalesha nga Durrësi, e cila dyshohet si vrasësja e çiftit Shpëtim dhe Teuta Basho në nëntor të vitit 2015 ka përfunduar.

Prokurorja Ornella Galeotti,  është thuajse e  bindur se gruaja kishte në plan për të eliminuar prindërit e të fejuarit të saj , për të vënë nën kontroll paratë që kishte çifti ose për shkak të zemërimit që ajo ndjente mbi të gjitha ndaj nënës së tij, e cila nuk e donte Elonën. Nga hetimet  mendohet  se  Teuta i kishte dhënë ultimatum të birit për të zgjedhur mes të dashurës së tij ose familjes, gjë e cila nuk ndodhi.

Arrestimi i Elonës, të fejuarës së djalit të çiftit Pasho, u dha me urdhër të prokurores Ornella Galeotti të martën në mëngjes. Para prokurorit italian  në Borgognissanti, Elona Kalesha kishte shfrytëzuar të drejtën për të mos dhënë përgjigje. E njëjta strategji mbrojtëse ndoshi edhe ditwn e sotme para trupit gjykues.

Dëshmia e fqinjëve ka bërë që 36-vjeçarja shqiptare të përfundonte pas hekurave. Sipas tyre, Elona ka qënë personi i fundit që është parë të hyjë në banesën e Shpëtim dhe Teuta Pashos si dhe ka dalë nga aty me disa valixhe të cilat kullonin gjak dhe vinin erë të keqe.

Vrasja ndodhi në prag të lirimit të Tauland Pashos, ndërsa burri dhe gruaja ishin me pizhame, mbase edhe në gjumë kur kufomat e tyre u copëtuan me sharrë elektrike.

(I.A;kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet çiftit shqiptar shpëtim dhe teuta pasho elona kalesha vrasja e cifti pasho çiftit shqiptar shpëtim dhe teuta pasho elona kalesha vrasja e cifti pasho

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 10:30

TIRANË- Një artikull i botuar në disa media online se kompleksi “Select Hill Resort” do të organizojë mbrëmje festive për festat e fundvitit kundër rregull...

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 08:52

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me pasurinë e anëtarëve të familjes së Ramazan dhe Fjoralb Rrajës, dy të rinjve që u prangosën ...

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 08:49

KRUJË-Policia e Krujës vuri në pranga ditën e sotme një 40-vjeçar pasi kishte dhunuar dhe më pas vjedhur makinën një personi tjetër.Personi i identi...