Aktualitet

“Pash moderatorin me një revole në brez”, Milaim Zeka revoltohet pas sulmimit fizik të gazetarit Valon Syla

24 Dhjetor 2020, 10:04 Nga DOSJA
“Pash moderatorin me një revole në brez”, Milaim Zeka

Gazetari i njohur nga Kosova, Milaim Zeka, ka reaguar pasi kolegu i tij Valon Syla u sulmua fizikisht në Prishtinë.

Zeka e ka konsideruar këtë një turp, dhe ka treguar sesi një moderator mbante pistoletë me vete nga frika e ndonjë sulmi të papritur. Ai rrëfen se para disa javësh, teksa po dilte nga një emision gjatë mbrëmjes, ka hasur një moderator me një armë me vete. Zeka shkruan se është ndërtuar një shoqëri talibane.

Statusi i plotë i gazetarit: Kemi ndertu nje shoqeri talibane. Turp te sulmohet njeriu per mendimin e tij. Para disa javesh, tek po dilja nga nje emision i nates, pash moderatorin me nje revole ne brez. Po kjo, i thash. Ti nuk po kupton se ku po jetojme?!. Keshtu me tha, dhe deri ne shtepi kam shkuj tuj u mendu, se me te vertete shoqeria jone eshte talibane ne mendim, dhe veprim. Adem Demaçi, ne vitin 1958, ne romanin e tije “Gjarperinjte e gjakut”, shqipetarin e pat krahasuar me gurin brincak. -Merre e shtype qysh dush, lloq prej tij nuk mundesh me maru, shkruante Demaçi. Tash po e kuptoj se çka ka desht me thane. Qoje shqipetarin ne Gjermani, tri vrasje te grave brenda nje muaj. Qoje ne Skandinavi, atje ku shareja e nenes as qe ekziston ne fjalorin e gjuheve, prap shqipetari i lindur e i rritur atje, jo qa ta shane nenen, po edhe krejte te ftuarit e dasmes t’i shane. Me liber shtepie ma. Keshtu ia bane edhe Valonit te shkrete. Nuk lane kend pa ja sha talibanet e mendimi te lire. Sot edhe e goditen fizikisht. Valoni nuk eshte njeri qe leshohet ne akuza, ai vetem e sheh boten permes dioptrise personale. Pse nuk guxojme me hap debat se si po sillet diaspora ne Kosove, e qysh sillet perjashta?! Ne duhet te protestojme kunder organeve te drejtesise, dhe te kerkojme denim te merituar per ata qe si qyqare perdorin forcen ndaj mendimit. Une jam me Valonin dje, sot dhe neser. Une respektoj mendimin e tije, me te cilin edhe nuk pajtohem!

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet milaim zeka sulmi ndaj gazetarit milaim zeka sulmi ndaj gazetarit

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 08:52

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me pasurinë e anëtarëve të familjes së Ramazan dhe Fjoralb Rrajës, dy të rinjve që u prangosën ...

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 08:49

KRUJË-Policia e Krujës vuri në pranga ditën e sotme një 40-vjeçar pasi kishte dhunuar dhe më pas vjedhur makinën një personi tjetër.Personi i identi...