Aktualitet

24 Dhjetor 2020, 10:30 Nga DOSJA

TIRANË- Një artikull i botuar në disa media online se kompleksi “Select Hill Resort” do të organizojë mbrëmje festive për festat e fundvitit kundër rregullave të COVID19, ka bërë xhiron e rrjetit, bazuar në disa ‘Screenshote’ (Fotografi ekrani).

Në këto postime njoftohej organizimi i mbrëmjeve të natës së ndërrimit të viteve, bashkë me menunë, në vlerën e 80 eurove. Resorti në pronësi të Kujtim Qefalisë dhe vëllait të tij, deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, në të vërtetë e ka postuar këtë menu shumë ditë përpara.

Në një reagim për Dosja.al, administratorët e Select sqarojnë se promocioni është publikuar më datë 13 dhjetor, shumë përpara se Ministria e Shëndetësisë të njoftonte masat kufizuese nga ora 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit. 

“Select Hill Resort përgënjeshtron lajmin e qarkulluar ditën e djeshme në media
mbi shkeljen e masave të marra në kuadër të Covid-19. Promocioni për festat e fundvitit është publikuar nga Select Hill Resort më datë 13 dhjetor, përpara masave të marra së fundmi dhe në përputhje të plotë me të gjitha protokollet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë,”sqaron Select Hill, ndërsa bashkëngjitur mund të shihet edhe data 13 e postimit në Instastory. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet select hill resort xhemal qefalia select hill resort xhemal qefalia

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 08:52

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me pasurinë e anëtarëve të familjes së Ramazan dhe Fjoralb Rrajës, dy të rinjve që u prangosën ...

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 08:49

KRUJË-Policia e Krujës vuri në pranga ditën e sotme një 40-vjeçar pasi kishte dhunuar dhe më pas vjedhur makinën një personi tjetër.Personi i identi...