Aktualitet

KLP hap garën! 10 vende vakante për drejtues Prokurorie në rrethe, kërkohen ‘të përshtatshmit’

23 Dhjetor 2020, 14:19 Nga DOSJA
KLP hap garën! 10 vende vakante për drejtues Prokurorie në

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka rishpallur sot 10 vende vakante për drejtues Prokurorie në disa rrethe të vendit. 

Në mbledhjen që bëri ditën e sotme KLP së bashku me anëtarë të Ministrisë së Drejtësisë kanë vendosur që të shpallin 10 vende të lira për Drejtues Prokurorie. Vendet e lira janë në në tre Prokurori të Gjykatës së Apelit në Korçë, Shkodër dhe Vlorë.

Ndërsa 7 vendet e tjera që kanë ngelur bosh janë në Prokuroritë e Gjykatës së Shkallës së Parë në disa qytete si Tropojë, Dibër, Përmet, Gjirokastër, Pukë, Kavajë dhe Berat.

Ndërkohë që po ashtu mbledhjen e sotme, Prokuroria e Përgjithshme ka hapur garën për zëvendësimin e Besnik Dollapajt dhe Besnik Canit, të cilët u shkakuan nga Vettingu pasi nuk e justifikonin pasurinë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klp mbledhja e klp klp mbledhja e klp

Sondazh

Poll