Politike

Akuzat ndaj Shefes së OMN-së, Berisha kërkon ndjesë publike pas reagimit të Varhelyi: Tërhiqem, ishte fake news

23 Dhjetor 2020, 00:18 Nga DOSJA
Akuzat ndaj Shefes së OMN-së, Berisha kërkon ndjesë publike

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ndjesë publike pas akuzave që ngriti ndaj shefes së ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera, të cilën e cilësoi si të blerë me paratë e drogës së kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në “Tempora”, lideri historik i Partisë Demokratike, Berisha tha se gjithçka ishte një lajm i rremë, të cilin ai e kishte besuar.

Statusi im bazohej në një fake neës dhe unë besoj plotësisht te përgënjeshtrimi që bëri komisioneri Varhelyi, që unë e vlerësoj si njeri serioz, transparent dhe një njeri që përpiqet të ndihmojë Shqipërinë me aq mundësi që ka. Nuk ka arsye të dyshoj në përgënjeshtrimin e tij. Tërheq me ndjesë statusin tim me bazë një fake neës. Besoj që komentet e tjera janë të tepërta,”- tha Berisha.

Një ditë më parë, komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha se kishte besim tek shefja e OMN-së dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, duke i konsideruar akuzat të pavërteta. Të shtunën Berisha postoi një lajm ne Facebook me autor Kasandra që shkruante se Calavera kishte ndërhyrë që Komisioni i Venezias të mos e merrte në shqrtim kërkesn e Presidentit Ilir Meta për ndryshimet në kodin zgjedhor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike berisha sulmon calaveren sali berisha berisha sulmon calaveren sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 22 Dhjetor 2020, 21:34

TIRANË– Ministri Bledi Çuçi ka deklaruar me bindje se ngjarja e ndodhur në Shkodër nuk ka lidhje me një nga pronarët e lokalit që u sul...

Politike 22 Dhjetor 2020, 20:23

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ka cilësuar si një ngjarje që ka hedhur mjegull mbi punën e Policisë së Shtetit dhe që tashmë...