Politike

“Prindërit nuk gjenin dot fëmijët”/ Çuçi: Nuk ka pasur arrestime! Po gjuajte me tulla policinë, do shoqërohesh

22 Dhjetor 2020, 21:24 Nga DOSJA
“Prindërit nuk gjenin dot fëmijët”/

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sqaroi në Open se gjatë protestave për të riun e vrarë Klodian Rasha nuk ka pasur arrestime të të miturve, por ata vetëm sa janë shoqëruar dhe janë lënë të lirë. Ai sqaroi se të miturit janë pyetur në prani të psikologëve.

“Janë shoqëruar të mitur, jo arrestuar se është diferencë e madhe. Se po gjuajte me shashka , tullë, benzinë sigurisht do shoqërohet por jo arrestuar ,janë thirrur prindërit dhe të miturit janë pyetur në prani të psikologëve dhe janë lënë të lirë.”

Ndërsa për sa u përket reagimeve në rrjet se prindërit nuk gjenin dot fëmijët nëpër komisariate, ai tha se në se ka patur shkelje nga autoritetet, kjo gjë do hetohet.

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi protesta per klodian rashen bledi çuçi protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Politike 22 Dhjetor 2020, 20:23

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ka cilësuar si një ngjarje që ka hedhur mjegull mbi punën e Policisë së Shtetit dhe që tashmë...

Politike 22 Dhjetor 2020, 18:44

Loja e fundit për të minuar Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta, si edhe Ambasadorët e Uashingtonit dhe Brukselit, Yuri Kim e Luigi Soreca, po nxisin Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të përmbyllin, bre...