Aktualitet

U shoqërua gjatë takimit të Ramës, del pas katër orësh në Komisariat i moshuari me aftësi të kufizuara (VD)

26 Prill 2019, 21:51 Nga DOSJA
U shoqërua gjatë takimit të Ramës, del pas katër

SHKODËR– Ka dalë pas katër orësh nga Komisariati i Shkodrës, Gjergj Çuni, personi me aftësi të kufizuara që u shoqërua para nisjes së takimit të Ramës.

I filmuar teksa del nga Komisariati, Çuni shprehet se efektivët e policisë i kanë thënë se po e shoqëronin pasi po shkelte ligjin duke ndenjur në lulishten e qytetit.

“Më keni marrë padrejtësisht, si kam bërë gjë askujt. Më thanë je kundëra ligjit unë po rrija në lulishte. Nuk e dija se ishte e ndaluar të rrija në lulishte. Më kanë marrë si 700 mijë dreqër se i prisha protestën Edi Ramës. Më thanë se isha në protestë. Unë nuk shava asnjë polic. Kur më morrën po pres vajzën se po vjen nga puna. I kërkoj ndërkombëtarëve të më thonë a është e drejtë apo jo të më fusin në burg si invalid.”

Ditën e sotme gjatë takimit të kryeministri Rama me qytetarët e Shkodrës, përveç Gjergj Çunit, janë shoqëruar edhe katër zjarrfikës me pretendimin se kërkonin që të prishinin mitingun e kryeministrit. Sipas drejtorit të tyre, katër zjarrfikësit janë mbajtur për një orë në Komisariat dhe nuk u është kërkuar as falje. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gjergj cuni rama ne shkoder edi rama gjergj cuni rama ne shkoder

Sondazh

Poll