Politike

Vendimi për grumbullime me më pak se 10 persona, Monika Kryemadhi: LSI i vazhdon takimet, i ulim nga 9 veta në tavolinë

21 Dhjetor 2020, 20:53 Nga DOSJA
Vendimi për grumbullime me më pak se 10 persona, Monika Kryemadhi: LSI

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste, Monika Kryemadhi ka folur për vendimin e qeverisë për mosgrumbullimin e më shumë se 10 personave. E ftuar në “Quo Vadis”, ajo ka thënë se kjo gjë nuk ka penguar partinë e saj që të vazhdojë fushatën.

Ajo ka thënë ndër të tjera se takimet e partisë së LSI-së i respektojnë rregullat pasi ulen në tavolinë nga 9 persona. Po ashtu ajo ka thënë se takimet ndonjëherë bëjnë takime dhe online.

“Nuk besoj se e penalizon. Vendimi për grupimet jo më shumë se 10 veta është qesharak. Nuk lejohen njerëzit të gëzojnë por lejohet Kuvendi me 140 veta. Ky vendim është për të intimiduar opozitën apo grupoime të caktuara që duan të bëjnë takime politike. Për ne është i rëndësishëm kontakti me njerëzit, bashkëbisedimi që është i domosdoshëm. Ne të LSI-së shquhemi si ata që komunikojn ënë mënyrë të drejtpërdrejtë. I vazhdojmë takimet edhe tani, por e respektojmë vendimin. Ne bëjmë takime që mundohemi t’i shmangemi në grupime me nga 9 veta në tavolinë. Ne jemi partia e të rinjve dhe kemi metoda më të mira komunikimi.”- tha Kryemadhi

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll