Art&Argëtim

‘Nuk doja ta pëlqeja’/ Barack Obama zbulon se i dashuri i vajzës kaloi karantinën në shtëpinë e tij

20 Dhjetor 2020, 07:56 Nga DOSJA
‘Nuk doja ta pëlqeja’/ Barack Obama zbulon se i dashuri i

SHBA– Baba më liberal se Barack Obama nuk mund të gjejmë në qarkullim! Ish-presidenti i SHBA-ve ka rrëfyer në intervistën e tij të fundit se në shtëpinë e tyre gjatë karantinës nuk kanë qenë vetëm bashkëshortja, Michelle dhe dy vajzat, Sasha dhe Malia. I dashuri i Malias është karantinuar me to gjithashtu.

Ashtu si shumë familje, edhe ne në muajin e parë të karantinës luanim lojëra çdo natë ose merreshim me art. Më pas gjërat filluan të bëheshin të mërzitshme. I mësova një lojë me letra Malias, Sashas dhe të dashurit të Malias që qëndroi me ne për ca kohë”-tha Obama.

I pyetur për të dashurin e vajzës, ai shtoi: “Është britanik, një djalosh shumë i mirë. Ai ngeci këtu për shkak të vizës dhe e morëm ne në shtëpi. Nuk doja ta pëlqeja, por ai është djalë i mirë. Vetëm se djemtë e rinj hanë shumë”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz barack obama barack obama

Sondazh

Poll