Art&Argëtim

ME VIDEO: ‘Ne kemi lloj-lloj dokumentash’/ Stresi me dokumenta falso ‘arratiset’ drejt Anglisë, ‘mburret LIVE’, her

19 Dhjetor 2020, 19:31 Nga DOSJA
ME VIDEO: ‘Ne kemi lloj-lloj dokumentash’/ Stresi me dokumenta falso

TIRANË– Një tjetër akuzë mund të rëndojë mbi Stresin. Reperi Arkimed Lushaj, gjithashtu i njohur me emrin e artit Stresi, është shpallur në kërkim nga Policia shqiptare, si organizator i protestës për vrasjen e Klodian Rashës. 

Prej kohësh, ai është larguar nga vendi për t’u shpëtuar prangave, por nuk bën me die se ku ndodhet. Së fundmi në një lidhje live në Instagram, ai u shpreh se po nisej për në Britani të Madhe, duke përdorur dokumente të rreme. 

PJESË NGA BISEDA:

Stresi: Me 25 prill ua presim kokën.

Shoku: Direkt në Londër me avion?

Stresi: Direkt po nuk e dinë njerëzit që ne kemi lloj lloj dokumentash

Shoku: Ku je ti për Londër

Stresi: S’di gjë e kanë në dorë çunat.

Shoku: Zoti iu rujtë

Kjo nuk është herë e parë që ndodh… Më 2 shkurt, i ftuar në emisionin “E diell”, Stresi ka treguar se ka udhëtuar drejt Kanadasë ku jetonte Keisi duke marrë identitet francez. (Lexo këtu)

“Kam ndryshuar identititet. Se kam thënë kurrë por ikëm në Amerikë në koncert dhe u kthehem sërish dhe ne i kemi problem vizat. Po kërkoja një vizë për Kanada dhe mu refuzua sepse kisha rekorde kriminale. Takova ca njerëz në Mitrovicë dhe mora identitet francez dhe i hipa avionit,”-tha Stresi.

Mesa duket telashet për të sa vijnë e shtohen. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz stresi stresi ne arrati stresi stresi ne arrati

Sondazh

Poll