Art&Argëtim

Vëllai minoren pësoi aksident me makinën e saj, aktorja rrëfehet: Bëri aksident për fajin tim, makina u dëmtua

19 Dhjetor 2020, 12:31 Nga DOSJA
Vëllai minoren pësoi aksident me makinën e saj, aktorja

TIRANË -Erza Ramuka ka treguar detaje nga aksidenti me makinë i vëllait të saj të vogël duke u shprehur se ishte faj i saj.

Aktorja e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA ka rrëthyer se aksidenti i vëllait ka qenë një nga momentet më të këqia të jetës së saj.

Erza u shpreh se ndiheh në faj për këtë aksident pasi vëllai i saj nuk e ka mbushur moshën për të marr patentën por e ka drejtuar makinën me lejen e motrës.

PJESË NGA BISEDA:

Ester Bylyku: Vëllai yt, së fundmi ka bërë një aksident me makinën tënde. Cfarë ndodhi saktësisht?

Erza Ramuka: Po ti nga i di të gjitha këto? (qesh). Eshtë e vërtetë. Ai ende nuk e ka mbushur moshën për patentë por i jep shumë mirë makinës. Kishim një festë familjare, dhe ia plotësova dëshirën që të ngiste makinën time por pësoi aksident. Makina u dëmtua, por mendjen e kisha tek vëllai. Fillova të qaja sepse u ndjeva fajtore për atë që ndodhi, isha unë ajo që ia dhash makinën.

(d.k./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz erza ramuka erza ramuka

Sondazh

Poll