Bota

Bëri një foto-selfie pa maskë, gjobitet me 3500 dollarë presidenti i Kilit

19 Dhjetor 2020, 12:28 Nga DOSJA
Bëri një foto-selfie pa maskë, gjobitet me 3500 dollarë

KILI-Presidenti Sebastian Pinera u gjobit me 3500 dollarë të premten pasi bëri një selfie me një kalimtar në plazh pa vendosur maskën.

Masat e rrepta të vendosura në Kili përfshijnë sanksione që përfshijnë gjobë dhe burg për të gjithë ata që shkelin rregullat e COVID19.

Presidenti u mbrojt duke thënë se kishte ecur rrugës së plazhit që ndodhet shumë pranë shtëpisë së tij, dhe se një grua i kërkoi foto. Në foto, Pinera shihet me gruan shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa mediat vendase thonë se presidenti e ka të disatën herë që thyen rregullat e COVID.

Kili deri më tani është goditur rëndë nga COVID19, me mbi 581 mijë raste dhe 16 mijë viktima.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjoba per masken sebastian pinera gjoba per masken sebastian pinera

Sondazh

Poll

Bota 19 Dhjetor 2020, 07:54

Supozohet se rreth 20 mijë gra, por edhe burra e djem, janë përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës të viteve 1998/1999. Viteve të fundit janë shtua...