FOTOT/ Denoncimi i ekspertit të mjedisit: Gjoka Konstruksion po shkatërron një nga fshatrat më të vjetër në Shqipëri, ba
19 Dhjetor 2020, 08:53Nga DOSJA
TIRANË- Abdulla Diku, ekspert për Cështjet Mjedisore ka denoncuar sot në rrjetet sociale se kompania “Gjoka Konstruksion” është duke shkatërruar fshatin Shkallë në bashkinë e Klosit për të marrë zhavorrin e malin e fshatit. Në një postim në rrjetet sociale, Diku ka publikuar edhe disa foto ku shihet sesi faqja e malit është e gërryer. Eksperti shton se banorët kanë telefonuar Policinë, por nuk iu është përgjigjur.
DENONCIMI I PLOTË:
Si të shkatërrojmë jetën e një fshati! ___ Ky është fshati Shkallë në Nj.Ad. Xibër, bashkia Klos. Është ndër fshatrat më të vjetër në vendin tonë. Aty afër, gjendet “shpella e shkruar”, me piktograma 3000-4000 vjeçare. Edhe kalaja ilire, apo ‘maja e qytezës’ gjenden mbi fshat. Përballë, gjendet kalaja e Petralbës, rezidenca verore e Skënderbeut. Rruga e Arbrit i kalon përmes fshatit. Tani që po bëhet rruga, turizmi shihet si mundësia e vetme ku banorët mund të mbijetojnë. Por nuk është e thënë…. Kompanisë “Gjoka” që po ndërton rrugën, i ka pëlqyer guri e zhavorri në malin e fshatit dhe është hedhur në sulm. Kuptohet që nuk ka nevojë për leje. Kanë filluar shpërthimet me dinamit. Ato pak burime ujore do thahen e banesat kanë filluar të dridhen fort. Pasojat te asetet historike nuk llogariten fare, fundja kush ka më shumë rëndësi; historia mijëra vjeçare apo fitimi për kompaninë?!
Gurorja e re nuk ka lidhje fare me rrugën e arbrit pasi është larg prej sajë. Banorët shqetësohen me të drejtë. Vraga e hapur në mal e një dite pune duket kilometra larg tani. Nga ana tjetër, kompania gurët dhe zhavorrin që gërryen përgjatë ndërtimit të rrugës e hedh pa asnjë problem nën rrugë. Leja e mjedisit apo leja për guroren nuk duken asgjëkundi (sepse nuk mund të jepet leje e tillë vetëm 100 metra larg shtëpive)! Dje banorët po telefonin policinë, por të gjithë numrat dilnin rastësisht “të padisponueshëm”. Bashkia po ashtu! Ligji dhe maliqi është vetëm kompania…
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BULQIZE- Policia e Shtetit ka mohuar denoncimin e bërë nga Partia Demokratike se një i ri është rrahur në komisariatin e Bulqizës. Në një njoftim për mediat, PS...
TIRANË– Temperatura të ulëta dhe erë. Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme. Sipas Meteoalb, kjo e shtunë do të ketë një rritje të lehtë temperatu...
TIRANË- COVID19 është fjala kryesore e vitit në të gjitha vendet e botës përfshirë edhe Shqipërinë. E më shumë se kudo, COVID19 mbizotëron në media. Në tit...
Mjeku dhe akademiku Genc Sulçebe është themeluesi i Imunologjisë në Shqipëri dhe përgjatë 10 muajve të pandemisë, ai ka shërbyer si burim i rëndësishëm i...
ITALI- Një kamion, i mbushur me më shumë se 43 kilogramë kokainë u ndalua nga Policia italiane.Automjeti, i cili u largua nga Piacenza të hënën e 14 dhjetorit, ...
TIRANË-Arban Domi, drejtor i Zhvillimit të vaksinës GeoVax në Atlanta të SHBA thotë se është e pamundur që Shqipëria të nisë vaksinimin që në muajin shkurt...
Në farmacitë e Tiranës aktualisht ka mungesë termometrash të zakonshëm me zhivë që para pandemisë kushtonin jo më shumë se 100 lekë.Sot në farmacitë e Tiranës m...
ANGLI- Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Angli pasi policia ka zbuluar se ata kishin kthyer shtëpinë e tyre në një fermq kanabisi.Mediat e huaja, bëj...
BULQIZË- Pamje të rënda vijnë nga Bulqiza. Pak orë më parë, Dega e Partisë Demokratike në Bulqizë ka denoncuar me pamje filmike një tjetër rast dhune nga a...