Politike

Emërimi i Altin Binajt/ Ambasada e SHBA-së: Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë, mbështesim me forcë një sistem të d

18 Dhjetor 2020, 17:37 Nga DOSJA
Emërimi i Altin Binajt/ Ambasada e SHBA-së: Reforma në

TIRANË– Ambasada e SHBA në Tiranë, ka reaguar pas vendimit që të ditës së  djehsme ku Kuvendi miratoi një tjetër anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë të ecë përpara hap pas hapi.  Ambasada e SHBA deklaron se do vijojë të mbështesë me forcë dëshirën e popullit shqiptar për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe tërësisht funksional.

POSTIMI:

“Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por është duke ecur përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë. Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin me forcë dëshirën e popullit shqiptar për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe tërësisht funksional. Falë bashkëpunimit të ngushtë midis Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Presidencës dhe Parlamentit, me këtë emërim në pritje, Shqipëria është vetëm një gjykatës larg nga një Gjykatë Kushtetuese funksionale (funksionaliteti kërkon një kuorum prej 6 gjykatësish nga 9). Veprimet e tyre u përgjigjen opinionit të Komisionit të Venecias, kërkesave për pranimin në Bashkimin Europian dhe – më e rëndësishmja – kërkesës së popullit shqiptar. Le të ecim përpara – hap pas hapi”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane. 

Kuvendi i Shqipërisë votoi dje me 96 vota pro emrin e Altin Binajt, i cili bëhet kështu anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Me votimin e Binajt tashmë duhet edhe një anëtar për të plotësuar kuorumin e nevojshëm duke e bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese. Votimi në Kuvend pason vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që i dërgoi Kuvendit emrin e Binajt, në vend të Fatos Lulos, anëtar i shkarkuar i Gjykatës Kushtetuese.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada amerikane ambasada amerikane

Sondazh

Poll

Politike 18 Dhjetor 2020, 16:09

TIRANË– Ministri i Brendshëm i dorëhequr, Sandër Lleshaj ka mirëpritur në zyrë pasardhësin e tij, Bledi Çuçi. Për këtë të fundit, Llesh...