Art&Argëtim

Vrasja që ‘zbuti gjakrat’/ Stresi i ‘zgjati dorën’ për të ndihmuar familjen e Klodian Rashës, Noizy: Nëse

16 Dhjetor 2020, 07:03 Nga DOSJA
Vrasja që ‘zbuti gjakrat’/ Stresi i ‘zgjati

TIRANË– Reperi Rigel Rajku ka reaguar pasi rivali i tij Arkimed Lushaj, me anë të një bisede që u bë publike u pa ‘se i shtriu dorën’ për të bashkëpunuar dhe për të ndihmuar familjen e Klodian Rahsës, i cili u vra nga efektivi i policisë.

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Rajku, i njohur si Noizy tha se nëse reperi Stresi e ndjen ta bëjë këtë gjë, kjo është gjëja e duhur dhe që duhet të ishte bërë që në fillim.

“Nëse ai e ndjen që duhet të ndihmojë familjen e viktimës atëherë do të jetë gjëja e duhur, sepse ata kanë nevojë për një fjalë të mirë dhe disa njerëz që mund t’i mbajnë ngrohtë. Nuk është gjithçka leku, edhe pse bëra thirrje për ndihmë nga ana financiare pa e ditur se si i kanë punët, por që robi në këto momente ka nevojë për t’i ndenjur afër dikush, kështu që nëse ai e ka menduar ti bëj ndihmë familjes kjo duhet menduar që prej fillimit,”- tha ai.

Dyshja, pas vrasjes së Rashës kanë bërë paqe. Stresi u pa në prortesta pas vrasjes së të riut, ndërsa thirrja e Noizyt për të ndalur e për të ndihmuar familjen, e ‘zbuti’, pavarëissht rivalitetit që kanë pasur gjithmonë. Një bisedë e bërë publike tregoi se Lushaj ishte i aftë të bëhej mik me ‘armikun’ e tij vetëm për të ndihmuar atë familje që humbi djalin në lule të rinisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arkimed lushaj rigels rajku arkimed lushaj rigels rajku

Sondazh

Poll