Art&Argëtim

“Ishin njerëz fisnikë e me nder të lartë”/ Noizy viziton familjen e Klodian Rashës, tregon bisedën me të atin

15 Dhjetor 2020, 19:57 Nga DOSJA
“Ishin njerëz fisnikë e me nder të lartë”/ Noizy

TIRANË– Ashtu siç njoftoi në rrjetet sociale mbrëmjen e djeshme, reperi i njohur Noizy, ka shkuar të vizitojë familjen e Klodian Rashës, të riut që u vra nga një efektiv policie në Laprakë.

Në një lidhje direkte në “Ftesë në 5”, Noizy ka treguar për takimin me familjen e të ndjerit Klodian Rasha. Reperi tha se shkoi për t’i ngushëlluar bashkë me të atin, duke iu shprehur hapur edhe mbështetjen për ndihmë financiare, gjë të cilën, familjarët e Rashës nuk e kishin pranuar.

Më thanë faleminderit shumë për iniciativën, që erdhe deri këtu dhe i solle këto të ardhura, por ne do i çojmë direkt për bamirësi. Aty u ndjeva më mirë në fakt dhe kuptova që kishin edhe dy djem të tjerë. Ishin të zotët e vetes shkurt e shqip. Ishin njerëz fisnikë e me nderin e lartë dhe sinqerisht më vjen shumë keq që u ka ndodh ajo lloj fatkeqësie”, tha Noizy.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz noizy viziton familjen e klodian rashes vrasja e klodian rashes noizy viziton familjen e klodian rashes vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll