Art&Argëtim

Aurela Gaçe emocionon me mesazhin e ndjerë për ditëlindjen e nënës: Krenare që jam rritur nga ti, vetëm njëherë të ka

15 Dhjetor 2020, 21:52 Nga DOSJA
Aurela Gaçe emocionon me mesazhin e ndjerë për ditëlindjen

TIRANË– Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, ditën e sotme ka festuar ditëlindjen e nënës së saj. Me anë të një postimi në Instagram, Aurela ka uruar nënën e saj, ku dhe ka shkruar se ndihet krenare që është rritur nga një grua e fortë dhe zemërgjerë si ajo.

Në postimin e saj, ajo tregon dhe disa detaje nga vështirësitë që ka kaluar familja e saj. Gaçe e përshkruar nënë si një njeri shumë të fortë, ku i vetmi rast që e ka bërë të dobët ka qenë emigrimi i vëllait të saj 14 vjeç dhe motrës 15 vjeç, të cilit nuk i takoj dot për një kohë të gjatë.

“Gëzofsh edhe 100 ditëlindje pranë nesh ma❤ . Ne, 3 fëmijët e tu, u rritëm nga një grua e fortë, e dhimbsur në të njëjtën kohe, zemërgjerë, luaneshë kur duhej, e lirë në shpirt e në mendje. Se kisha parë kurrë të qante në syrin tonë, derisa iku në emigrim vetëm 14 vjeç, vëllai i vetëm,me gomone ….e më vonë motra 15 vjeç… .vetëm atëherë e pashe të thyhej…. duhet të duronte pa i parë vite e vite , priste një telefonatë nga ata, një zë që u thoshte se ishin mirë . Si mund të durojë kaq shume zemra e nënës e prapë të gjejë forcë te japë e japë për gjithë njerëzit qe e rrethojnë ? Përpjekjet për një jete më të mirë vazhdonin. I mora këtu prindërit, të ishim bashkë. Pa e kuptuar se i ata ndiheshin të humbur…punën që kishin pas, ishte e vështire ta kishin po njësoj, familja e tyre nuk ishte me afër, rreth i te afërmve, i miqve nuk ishte më aty. Une isha fare e re e se kuptoja dot këtë ndryshim qe ndodhte për ta. Ajo ishte mami-infermiere . Mbaja mend si fëmije që binte dera me urgjence kur kishte ndonjë lindje te vështirë e megjithëse nuk ishte turni i saj, njerëzit qe ishin në hall e kërkonin. Vone e kam kuptuar sa e zonja ishte. Kishte te bente me jetë njerëzish e ata e besonin. Ne Tirane ishte vështirë të gjente të njëjtën pune, njësoj, e turnet e natës nuk ishin më të përballueshme. Punoi me vone në konsultoren e fëmijëve ,e sot ka shumë njerëz që më thonë se mami është kujdesur per fëmijët e tyre…ka shumë që më thonë se mami i ka pritur te vinin në jete nga duart e saj. Une ndihem shumë shumë krenare. Ndërkohë ajo vazhdon rri pa gjumë kur sëmuret ndonjë nga vajzat e mija. Përkushtim nga ai që japin vetëm gjyshet. E palodhur për të më ndihmuar,në çdo situate. Mami ,te duam shumë . Jetofsh e gëzofsh sa më gjatë me ne. Jam krenare që jam rritur nga ti ❤❤❤❤❤❤❤❤ 3 fëmijet e tu, sot, janë te tillë se u rritën nga një nene si ti, “-ka shkruar ajo.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aurela gaçe aurela gaçe

Sondazh

Poll