Politike

Vrasja e Klodian Rashës, Basha: Shiti Lleshajn që të shpëtonte veten, kthehet çdo ditë te vendi i krimit dhe pohtëron gja

15 Dhjetor 2020, 13:20 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës, Basha: Shiti Lleshajn që të

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se kryeministri Edi Rama heshti për tre ditë në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës, kurishte në SHBA, sepse donte ta manipulonte.

Basha shtoi se tani Rama kthehet në vendin e krimit dhe poshtëron gjakun e viktimës duke fajësuar Opozitën. Dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, Basha e komentoi si një shitje nga ana e Ramës për të shitur veten.


“Pengu i oligarkëve, u end tre ditë rrugëve të Nju-Jorkut dhe nuk gjeti një minutë për familjen e Klodian Rashës dhe tani kthehet në vendin e krimit. Me poshtërimin e gjakut të viktimës, në tentativën për të fajësuar opozitën për dështimin e shtetit të tij. Tre ditë heshti, pse heshti?! Sepse besoi se do ta manipulonte edhe këtë ngjarje. Komunikatat nuk dalin pa firmën e Drejtorit të Policisë. Derisa zemërata qytetare i erdhi te dera e zyrës, dhe aty doli instikti i njeriut të vërtetë. Është i gatshëm të shesë këto për të ruajtur lëkurën e tij, prandaj e shiti Sandër Lleshajn. Thjesht tregon sa i pandjeshëm është,”- tha Basha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 15 Dhjetor 2020, 11:49

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk është bërë ende deti kos përsa u përket ankesave të biznesve për dëmin e marrë gjatë pandemisë së Covid...