Politike

Rama kundër të gjithëve: Meta, jashtë kontrollit, Basha pa karakter, Veliun nuk e hiqni dot as me 500 mijë vetë në rrugë

15 Dhjetor 2020, 10:08 Nga DOSJA
Rama kundër të gjithëve: Meta, jashtë kontrollit, Basha pa

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u vu sot kundër të gjithëve. Në një konferencë me gazetarët, me temën “Ekonomia në fokus”, për buxhetin e vitit 2021, vëmendjen e morën komentet e kryeministrit Rama për protestat e zhvilluara prej gjashtë ditësh pas vrasjes së Klodian Rashës. Rama e konsideroi një turp përdorimin e të miturve në protestë dhe bëri përgjegjës, ata që qëndrojnë pas tyre.

Rama theksoi se i vjen shumë keq për Bashën, pasi është i bindur se ai nuk ka lidhje me këto protesta të dhunshme, por e cilësoi si njeri pa karakter për të dalë e për të bërë thirrje që të ndalojë dhuna, duke e kaluar përgjegjësin e organizimit të protestave tek Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Përsa i përket buxhetit të vitit 2021, Rama tha se Metës, që nuk e dekreton, i duket edhe buxheti një shesh për të bërë përshesh. Ndërsa ministrja Anila Denaj theksoi se Meta duhet të bindet se fokusi i këtij buxheti është për të ulur nivelin e papunësisë. Ministri Arben Ahmetaj shtoi se çfarë la në mes të rrugës qeveria e mëparshme e sistemoi kjo maxhirancë.

Referuar kërkesës së protestuesve për të larguar drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, kreu i qeverisë tha se kjo gjë nuk ndodh edhe sikur të dalin 500 mijëe vetë në shesh. Sipas Ramës, qeverisë së tij, nuk arrin dot që t’i marrë askush asgjë me dhunë. Numri një i socialistëve renditi edhe protestat e tjera dhe tha se vetëm një protestë paqësore mund ta ulë në tokë një qeveri, pasi ata nuk janë të shurdhër ndaj tubimeve, por jo atëherë kur organizohet dhuna. Referuar pikërisht dhunës në protesta, Rama tha se ka parë vetëm një polici të përdhunuar, referuar tubimit të natës së parë. Kryeministri Edi Rama mohoi akuzat në media dhe nga opozita se qeveria iu shërben “10 oligarkëve”. Rama tha se të pasurit që akuzohen paguajnë sot më shumë, ndërsa shtoi se është rritur edhe numri i bizneseve të vogla, që sipas tij janë trefishuar. Për termin e cilësimit si aksidentale vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, kryeministri tha se kjo gjë nuk është marrja përsipër e rolit të gjyqtarit. Pensionin, Rama e konsideroi si një ngushëllim dhe bërjen një të qeverisë me viktimën. Fotot e publikuara ku kryeministri Edi Rama shihej duke bërë shopping, vetë kreu i qeverisë i cilësoi si diçka e zakontë që bën sa herë që shkon jashtë shtetit. Ai tha se ishte duke blerë bojëra dhe nuk ishte në një dyqan ‘Gucci’, por edhe sikur të kishte qenë, nuk do të ishte ndonjë krim.

Por, kryeministri nuk kurseu as gazetarët, mediat dhe analistët kur tha se vrasjae Klodian Rashës është ndotur pikërisht nga ato që janë shkruar në media. Rama pati edhe një përplasje me gazetaren Ambrozia Meta, të cilën e quajti gënjeshtare.

Pjesë nga biseda e hyrjes:

Anila Denaj: Politikat buxhetore kanë synuar rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe kanë vendosur në fokus politikat mbështetëse për qyrtetarët. Më shumë se 100 mijë biznese të vogla kanë marrë ndihmë përmes skemave, edhe bizneset e mesme gjithashtu. Buxheti i vitit 2021 ka synim rritjen e pagave të punonjësve në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit. Kemi ndihmuar edhe qytetarët me aftësi të kufizuar. 66 mijë qytetarë përfitojnë ndihmë ekonomike. Buxheti në këtë është 24.7 miliardë lekë. Indeksimi i pensioneve është fakt. Janë 6459 familje që përfitojnë subvencione të kredive. Ka një rritje të konsiderueshme me gati 40% rritje edhe te pagat e mjekëve. Gjithashtu patëm rritje edhe të pagave të arsimtarëve. Synim i këtij buxheti është ulja e papunësisë dhe këtë dua t’ja rikutoj Presidentit. Ne kemi arritur një numër më të ulët të papunësisë. Dua ta theksoj para se të dalim të buxheti.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 14 Dhjetor 2020, 21:51

Sali Berisha: Enver Hoxhën nuk e kam takuar kurrë

TIRANË- Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”, Sali Berisha ka deklaruar se më karrierën e tij profesionale, kurrë nuk e ka...

Politike 14 Dhjetor 2020, 21:47

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari është prekur teksa ishte duke diskutuar lidhur me protesatat e organizuara për vrasjen e Klodian Rashës. Kolegu i sa...