Politike

Sali Berisha: Enver Hoxhën nuk e kam takuar kurrë

14 Dhjetor 2020, 21:51 Nga DOSJA
Sali Berisha: Enver Hoxhën nuk e kam takuar kurrë

TIRANË- Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”, Sali Berisha ka deklaruar se më karrierën e tij profesionale, kurrë nuk e ka vizituar Enver Hoxhën dhe asnjëherë familja e tij nuk e ka kërkuar atë si mjek për të vizituar Hoxhën. Njëkohësisht, Berisha tregoi se e kishte patur ofertën për të qenë mjek i Klinikës Special por nuk ka dashur ta pranojë.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: A keni vizituar ju udhëheqës të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë në atë kohë?

Sali Berisha: Është e vërtetë që unë kam vizituar anëtarë të Byrosë Politike, disa, Hysni Kapon, Haki Toskën. Por s’kam qënë kurrë mjek i Klinikës Speciale, nuk kam pranuar kurrë të ndërroj borderon.

Blendi Fevziu: E ke patur si ofertë?

Sali Berisha: E kam patur sigurisht si ofertë, por nuk e kam pranua?

Blendi Fevziu: Pse nuk donit të shkonit si mjek në Klinikën Speciale?

Sali Berisha: Unë isha i pasionuar pas të sëmurëve dhe kërkimve e shkencore. Faktikisht mjekët aty ishin shoqërues. Por unë nuk kam pësuar asgje nga ky refuzim. Dhe e fundit kjo, unë nuk kam vizituar kurrë Enver Hoxhën, dhe kurrë familja Hoxha s’më ka ftuar ndonjëherë të vizitoj Enver Hoxhën.

Marrë nga: Opinion.al

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 14 Dhjetor 2020, 21:47

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari është prekur teksa ishte duke diskutuar lidhur me protesatat e organizuara për vrasjen e Klodian Rashës. Kolegu i sa...

Politike 14 Dhjetor 2020, 21:13

PRISHTINË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka debatuar me analistin Rron Gjinovci lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë. Gjinovci ...