Politike

Meta ndan foton e gazetarëve që raportojnë protestën, mesazhi i tij: Respekt dhe mirënjohje të thellë. Do të jem përher

15 Dhjetor 2020, 08:13 Nga DOSJA
Meta ndan foton e gazetarëve që raportojnë protestën,

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka ndarë mëngjesin e sotëm një mesazh për protestën që po zhvillohet në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës. Nëpërmjet një fotografie ku shfaqen gazetarët dhe operatorët, Meta i falenderon dhe i shpreh mirënjohje për punën që bëjnë.

Ndër të tjera kreu i shtetit bën të ditur se do jetë përherë në krah të tyre dhe në mbrojtje të lirisë e pavarësisë së medias.

Mesazhi i presidentit Ilir Meta:

Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse!Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës. Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta protesta per klodian rashen ilir meta protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Politike 14 Dhjetor 2020, 21:51

Sali Berisha: Enver Hoxhën nuk e kam takuar kurrë

TIRANË- Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”, Sali Berisha ka deklaruar se më karrierën e tij profesionale, kurrë nuk e ka...

Politike 14 Dhjetor 2020, 21:47

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari është prekur teksa ishte duke diskutuar lidhur me protesatat e organizuara për vrasjen e Klodian Rashës. Kolegu i sa...