Politike

“E njihja bashkë me Aurelën, ishte gjimnazist”/ Berisha tregon takimet e para me Bashën, kur kryedemokrati shoqëronte nj

15 Dhjetor 2020, 07:43 Nga DOSJA
“E njihja bashkë me Aurelën, ishte gjimnazist”/ Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer se si është njohurm e Lulzim Bashën dhe se si vendosi që ta bënte atë pjesë të Partisë Demokratike. I ftuar në “Opinion”, Berisha tha se Bashën e ka njohur që në vitin 1991, kur shoqëronte një mjek të njohur, edhe pse ishte gjimnazist.

I pyetur se përse vendosi që ta bënte pjesë të Partisë Demokratike, ish-kryeministri tha se nuk ka qenë ai që e ka zgjedhur Bashën, por ka shkuar ai vetë, bashkë ME Sokol Olldashin.

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Lulzim Bashën e kam njohur në vitin 90-91, shoqëronte një mjek që punon për të drejtat e njeriut në Kosovë ai mjeku. Atëherë Lulzimi ishte gjimnazist. Shkoi për studime në Holandë dhe i njihja. Njihja të shoqën, Aurelën që punonte me një think tank të Instituti Demokratik Amerikan. Kisha një njohje, kontakte jo të afërta, por kisha një njohje.

Blendi Fevziu: A e përzgjodhët ju Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike?

Sali Berisha: Absolutisht jo!

Blendi Fevziu: Nuk ndërhytë fare në proces?

Sali Berisha: Jo. Erdhi dhe më tha. Pas tij erdhi i ndjeri Sokol Olldashi.

Blendi Fevziu: Nga nënkryetarët tuaj?

Sali Berisha: Asnjëri. Vetëm këta të dy erdhën dhe që të dy u mbështetën. Unë mendova që udhëheqja tjetër e partisë të mos lobonte as për njërin as për tjetrin. KËtë u kujdesa unë që partia të ishte indiferente. Për të mos krijuar çarje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 14 Dhjetor 2020, 21:51

Sali Berisha: Enver Hoxhën nuk e kam takuar kurrë

TIRANË- Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”, Sali Berisha ka deklaruar se më karrierën e tij profesionale, kurrë nuk e ka...

Politike 14 Dhjetor 2020, 21:47

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari është prekur teksa ishte duke diskutuar lidhur me protesatat e organizuara për vrasjen e Klodian Rashës. Kolegu i sa...