Aktualitet

Me zemër të thyer, Armina Mevlani ndjek e trishtuar protestat në Shqipëri, dhimbja për të moshuarin me paterica që i hodh

13 Dhjetor 2020, 19:58 Nga DOSJA
Me zemër të thyer, Armina Mevlani ndjek e trishtuar protestat në

TIRANË– Nusja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar e shqetësuar për protestat që po zhvillohen në vendin tonë. Në një status në Instagram, Mevlani, e fejuara e Shkëlzen Berishës, ka ripostuar një video ku shihet se si policia hedh gaz lotsjellës kundrejt një të moshuari me patericë.

Krahas këtyre pamjeve, blogerja Armina Mevlani ka vendosur dhe një zemër të thyer, si për të treguar se është mjaft e trishtuar për këto pamje.

Sot u zhvillua dita e pestë e protestave në vend. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armina mevlani protesta e peste per klodian rashen armina mevlani protesta e peste per klodian rashen

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2020, 19:11

TIRANË –Policia kanë kapur disa persona te sheshi Skënderbej. Nga fotot e siguruara nga Dosja.al shihen disa persona të mitur të vendosur në pranga nga dis...