Gaz lotsjellës dhe shoqërime të shumta! Tre orë protestë e zjarrtë në ditën e saj të pestë, të rinjtë marshim në Ti
13 Dhjetor 2020, 11:32Nga DOSJA
TIRANË- Mbyllet dita e pestë e protestës pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Gjithçka nisi në orën 18:00, dhe u mbyll në orën 21:30, në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Në kryeqytet të rinjtë janë mbledhur në Sheshin Skënderbej dhe kanë marshuar drejt Kryeministrisë për të kaluar më pas drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë. Në momentin kur protestuesit kanë marshuar tek Drejtoria e Policisë dhe u shtrinë në asfalt në shenjë simbolike për ndalimet nga Policia, ata janë penguar nga FNSH-ja. Efektivët iu kanë hedhur ujë dhe gaz lotsjellës duke bërë shpërndarjen e turmës. Protestuesit nuk kanë shkaktuar incidente përveç thyerjes së një ndriçuesi dhe disa tabelave tek Myslym Shyri. Më pas protestuesit kanë vazhduar marshimin e tyre drejt Zogut të Zi, ku edhe atje ka patur disa shoqërime.
Ata nuk e kanë pranuar kërkesën e Policisë që protestuesit që të shpërndaheshin për shkak të aktit normativ që është në fuqi për parandalimin e përhapjes së COVID19. Para nisjes së protestës, në terren dolën 1500 policë, ndërsa u zhvilluan dhe kontrolle në hyrje dhe dalje të Tiranës. Kërkesat e protestuesëve kësaj herë ishin katër: Jo dhunës policore; Lironi shokët tanë; Shkarkoni Ardi Veliun dhe Reformim të Policisë së Shtetit.”
Protesta janë zhvilluar dhe në Sarandë, Pogradec, Lushnje, Elbasan, Cërrik, etj, ku gjithçka është mbyllur në mënyrë paqësore. Ndërsa në Tiranë, siç është raportuar nga Dosja.al gjatë protestës dhe pas shpërndarjes së turmës kanë nisur shoqërimet e shumta. Në foto e video të shumta, është parë se si shoqërohen të mitur dhe futen në furgona policie.
Tubimet nisën pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të martën në Laprakë, kur efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe sipas prokurorisë e gjithë ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta.
Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkojnë edhe sot largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.
(k.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Pamje epike janë xhiruar sot në Tiranë, ku efektiëve policie kanë nisur që të ndjekin me vrap disa protestues.Sheshi “Skënderbej” është kthye...
Aktualitet13 Dhjetor 2020, 19:11
TIRANË –Policia kanë kapur disa persona te sheshi Skënderbej. Nga fotot e siguruara nga Dosja.al shihen disa persona të mitur të vendosur në pranga nga dis...
TIRANË– Fotot që po shikoni tregojnë momentet miqësore mes efektivëve të policisë dhe disa prej protestuesve, kryesisht djem të rinj. Në njërën foto ...
TIRANE– Dosja.al sjell pamjet kur Policia e Shtetit hodhi gaz tek Drejtoria Vendore e Policisë për të shpërndarë protestuesit. Ata ishin mbledhur duke iu bërë t...
TIRANË– Protestuesit janë zhvendosur në tek rruga Myslim Shyri, ku nuk ka munguar as dhuna dhe shkatërrimi i stacionëve të autobuzëve dhe tabelave në rrugë...
TIRANË– Protesta për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi është e përshkallëzuar. Nisur nga situata që është krijuar në Tiranë, vendi ku po zhvilloh...
TIRANË– Protestuesit i kanë vënë flakën një prej koshave të mbeturinave në Tiranë. Koshat janë nga ata të vendosurit në shtyllat e qarkullimeve rrugore, me...
TIRANË- Protestat për vrasjen e Klodian Rashës kanë agravuar në të dhunshme. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al shihet se një të rinjtë janë duke u munduar...
TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, nuk ndahet sot nga protesta. Edhe pse Policia e kërkon kudo për ta prangosur si organizato...