Aktualitet

I thotë diçka në vesh, momentet miqësore mes protestuesve dhe efektivëve, takimet me grusht

13 Dhjetor 2020, 18:58 Nga DOSJA
I thotë diçka në vesh, momentet miqësore mes protestuesve

TIRANË– Fotot që po shikoni tregojnë momentet miqësore mes efektivëve të policisë dhe disa prej protestuesve, kryesisht djem të rinj. 

Në njërën foto shihet një djalë i vogël që afrohet tek një prej policëve dhe i thotë diçka në vesh, e më pas largohet. Qëndrimi i policit vijon të jetë i njëjtë në kryqëzim. Më pas, një tjetër djalë afrohet dhe bën në takim simbolik me të ‘me grusht’.

Sot është dita e pestë e protestës, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e peste per klodian rashen protesta e peste per klodian rashen

Sondazh

Poll